More

    OJQ-të dhe ekspertët kundër hidrocentraleve në malin Sharr

    Ndërtimi i pakontrolluar i hidrocentraleve në malin Sharr, ka nxitur reagimin e shumë organizatave ekologjike, malore dhe të gjuetarëve.

    Aktivistët mbrëmë u mblodhën në sheshin e Tetovës nga ku edhe morën vendimin për nisjen e një fushate kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Përveç protestave, ata thonë se do të ndjekin edhe aspektin juridik për ndalimin e këtij fenomeni.

    Leshnicën ta mbrojmë dhe ta kthejmë në gjendjen e më parme. Kishte edhe disa sugjerime nga ekspertë të ndryshëm këtu që të veprohet edhe në aspektin juridik që të shkohet me kërkesë për respektimin e konventave evropiane dhe ligjeve ndërkombëtare për mbrojtje të Leshnicës, apo Smeraldit të Sharrit – deklaroi Hamdi Sulejmani Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

    Ndërtimi i hidrocentraleve, rrezikon humbjen e sasisë së ujit të pijshëm për tetovarët, por gjithashtu shkatërron florën dhe faunën e Malit Sharr, tha Dejan Doneski nga klubi malor i Shkupit.

    Të gjithë e dimë se Mali Sharr mbrohet si park nacional por lumenjtë po shkatërrohen dhe thahen nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla. Me zvogëlimin e ujit në lumin Shkumbin rrezikohet edhe furnizimi me ujë të pijshëm në Tetovë, kështu që tetovarët do të kenë më pak ujë në vitet e ardhshme – tha Dejan Doneski, Kryetar i klubit malor të Shkupit.

    Organizatat për mbrojtjen e mjedisit paralajmëruan marsh protestues të dielën në Leshnicë të Kodrës së Diellit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gjykata turke 12 vjet burg për “Polat Alemdar” !!!

    Aktori Necati Sasmaz, i njohur për publikun për rolin e tij si Polat Alemdar në serialin “Lugina e Ujqërve”,...

    Rritje e frikshme e rasteve të reja dhe vi ktimave nga Covid19 në Maqedoni

    Maqedonia dje ka regjistruar 641 raste të reja me koronavirus, 12 të vd ekur dhe 233 të shëruar. Sipas raportit...

    Përplasje për pushtet në një parti politike në Maqedoni?! Ja detajet..

    Emrat e propozuar për poste në eshalonin e tretë të qeverisë dhe anashkalimi i Forumit Rinor ka ngjallur paknaqësi...

    Zv/Kryeministri i Parë Grubi takon ish kreun e LPK-së

    Nuk ka shumë njerëz të cilët në kohëra të ndryshme të kombit tonë, mbi supet e tyre kanë bartë...