Home / LAJME / Opozita do zgjedhje të parakohshme, pushteti ka prioritete tjera

Opozita do zgjedhje të parakohshme, pushteti ka prioritete tjera

Ligji për Prokurorinë nuk është arsye e mjaftueshme për të pasur zgjedhje të parakohshme. Kështu tha për TV21 deputeti i BDI-së Artan Grubi. Sipas tij në këtë periudhë prioritet i partive politike  duhet të jetë anëtarësimi në NATO  dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE.

Grubi deklaroi se partia e tij për momentin po përgatitet për zgjedhjet brenda partiake për kongresin e radhës të BDI-së, ndërsa  për zgjedhje të parakohshme parlamentare as nuk duhet të mendohet.

“Vlerësoj se ligji për Prokurorinë nuk është arsye e mjaftueshme për të pasur zgjedhje të parakohshme. Vendi ballafaqohet me procesin e anëtarësimit në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE  që duhet të jenë prioritete absolute për vendin dhe qytetarët”, theksoi Artan Grubi nga BDI.

Edhe partia më e madhe në pushtet LSDM është kund mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Muhamed Zeqiri nga kjo parti madje tha se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë edhe nëse nuk arrihet marrëveshje për propozim ligjin për Prokurorinë.

“Jo nuk do të thotë kjo absolutisht. Afati pse ishte 15 shtatori, duhet ta dinë të gjithë se arsyeja pse ngutemi të ketë zgjidhje për këtë ligj, ishte që të mos vijmë në situatë ku rastet për të cilët ka filluar hetim Prokuroria Speciale të dështojnë“, deklaroi Muhamed Zekiri nga LSDM-ja.

Por opozita insiston se zgjedhje duhet të ketë para afatit të rregullt. Nga opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE thonë se njëra nga para kushtet për takim e liderëve që do të mbahet nesër është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

“ Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ishte njëra nga kërkesat për mbajtje të takimit me liderët“, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë mundësia  më e mirë për t’i lëvizur proceset e rëndësishme në kahjen e duhur.

“Maqedonisë së Veriut i nevojitet legjitimitet i ri politik, me kapacitete reformuese karshi sfidave dhe reformave rrënjësore në drejtësi dhe ne përmbushjen dhe plotësimin e kushteve të BE për ti hapur negociatat. Vendit i duhet takim liderësh të të gjitha partive relevante politike ne vend, të bëjnë ndryshime te kodit zgjedhor dhe të sjellin vendim politik për zgjedhje te parakohshme parlamentare”, u shpreh Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë mbetet që ato të mbahen në afatin e rregullt, kah fundi i vitit 2020.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *