More

    Paralajmërimi i FBI: Televizorët e mençur mund t’ju spiunojnë

    FBI paralajmëron se televizorët e mençur, të cilët, ndryshe nga ata të zakonshëm lidhen me internetin, janë veçanërisht të prekshëm nga sulmet e hakerëve, të cilët kështu mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.

    Një postim në blogun e degës FBI të Oregon shpjegon, se ndërsa lidhja e internetit, edhe pse mundëson qasje në shërbime të njohura si Netflix, ajo gjithashtu lejon që hakerët të futen në shtëpinë e dikujt përmes një televizori të pasigurt, i cili më pas mund të çojë edhe në hakimin e ruterit.

    “Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t’u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme”, shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

    Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

    Hakerët kanë hakuar tashmë mijëra pajisje inteligjente të Google në janar të këtij viti./derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar

    Larg syve të opinionit publik , të dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO po bëjnë përpjekje për të siguruar...

    Së paku 100 të vdekur nga shpërthimi në Liban e mbi 4000 të plagosur

    Qytetarët e Beirutit janë zgjuar me skena të shkatërrimit absolut të mërkurën, një ditë pas shpërthimit masiv në port...

    Është rritur në 100 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut

    Kryqi i Kuq i Libanit njoftoi se numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në kryeqytetin e Libanit,...

    EKSKLUZIVE: Ali Ahmeti për “KOHA”: Nuk bëhesh kryeministër as me 46 deputet

    Pasi që lideri i LSDM-së, deklaroi se nuk mund të bëhesh kryeministër me 15 deputet, duke aluduar në kërkesën...