More

    PAS RRËZIMIT TË ALBIN KURTIT – VETËVENDOSJE SHPALOS DY PLANET E SAJ

    - Marketing -

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij ka dy plane përpara: luftimin e Koronavirusit dhe zgjedhjet.

    “Për Vetëvendosjen janë dy plane përpara: e para është shëndeti i qytetarëve, derisa të kalojmë këtë pandemi, e dyta janë zgjedhjet, në mënyrë që qytetarët të mund të na vlerësojnë të gjithëve”.

    “Albin Kurti vlerësohet se si ka performuar si kryeministër, vlerësohet si e ka shkarkuar Veliun, e LDK-ja se ka hyrë në koalicion dhe e ka rrëzuar Qeverinë. Vetëvendosje dëshiron kalimin e situatës së koronavirusit. E pas kësaj menjëherë zgjedhje”, ka thënë Konjufca në KTV.

    Ai ka shtuar se ende qëndron që Vetëvendosje s’bën koalicion me PAN-in.

    “Ato mundësi tash janë 100 për qind, e kjo është në diskrecionin e Vetëvendosjes. Ato mundësi janë duke filluar me LDK-në e me partitë e tjera. Në interes të Kosovës nuk ka qenë interes të bëhet koalicion me partitë e PAN-it dhe mendoj se ky qëndrim nuk ka ndryshuar”.

    “Në këto kushte do të thosha se opsioni më i mirë është luftimi i suksesshëm i koronavirusit dhe zgjedhjet. Mirëpo, ne do të veprojmë sipas rrethanave”

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: Nëse qeveria nuk na i jep ndihmat, do ta bëjmë këtu Bangladesh me Koronavirus (Video)

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka kerkuar nga qeveria që tia ndajë BFI-së pjesën e saj të...

    Hoxha: Gjatë fundjavës do të punojnë markete që do t’u shërbejnë qytetarëve me porosi online

    Në rast nevoje për furnizim me barna por edhe me produkte ushqimore gjatë fundjavës kur edhe do jemi në...

    Edhe një shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi në SHBA

    Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirusi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Bëhet fjalë për Jani...

    Rama e nis ditën me fjalët e shenjta nga Kurani

    Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa fjalë të shenjta nga Kurani. Ashtu si çdo mëngjes,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -