More

    Paul Pogba braktis Francën pas vendimit radikal të Macron ndaj Islamit

    Paul Pogba ka marrë një vendim drastik duke braktisur përfaqësuesen e Francës.

    Shkaku lidhet me presidentin Emmanuel Macron, pasi ky i fundit ka marrë një nismë për të vendosur një projekt-ligj që do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare.

    Kjo prek kryesisht gratë myslimane, të cilat mbajnë shami dhe bëhet fjalë për ato që punojnë në sektorin privat që ofrojnë shërbime publike. Qeveria synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i hoxhallarëve.

    Komentet e Macron se Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar, kanë tërbuar edhe Paul Pogba. Franca vendosi të nderojë me dekoratën “Legjioni i Nderit” mësuesin Samuel Paty. Ky i fundit pësoi një fund të tmerrshëm pasi publikoi disa imazhe tallëse ndaj profetit Muhamed.

    47-vjeçari u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi dhe përfundoi i vdekur me kokë të prerë. “Paty vdiq për shkak të përpjekjes për të shpjeguar rëndësinë e lirisë së fjalës. Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme për monstruozitetin e terrorizmit islamik”, deklaroi Macron.

    Futbollisti i famshëm i Manchester United i ka cilësuar fjalët e presidentit si fyerje ndaj tij dhe myslimanëve francezë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedoni e Veriut: Çdo 50 minuta një i vdekur nga COVID 19 në muajin nëntor

    Muaji nëntor shënoi muajin me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Maqedoni, që prej fillimit të...

    Mexhiti e Bejta urojnë Reisin Shaqiri

    “Sot bashkë me mikun tim, z. Nevzat Bejta vizituam Reisul Ulema, h. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, dhe e uruam...

    Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë! Shpresa për Maqedoninë

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave. Ajo tha se shpreson që...

    Armata e “Rilindjes” mbyll faqen e JOQ ALBANIA në Facebook!

    Është bërë e modës tashmë, që kush nxjerr të palarat e shtetit dhe qëndron krah qytetarëve për të denoncuar...