More

    Pendarovski takoi kampionin e botës në vallëzim bashkëkohor, Andi Ismailin

    - Marketing -

    Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e pranoi në takim 11 vjeçarin nga Gostivari, Andi Ismaili, i cili kohë më parë u shpall kampion bote në vallëzim bashkëkohor.

    Në takimin, ku morën pjesë edhe prindërit e tij, Andi rrëfeu përvojën e tij nga pjesëmarrja nga Kampionatin Botëror, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u zhvillua në Osa, Poloni. Në këtë Kampionat, Andi e fitoi vendin e parë në kategorinë e vallëzimit bashkëkohor solo për fëmijë.

    Presidenti Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se Andi edhe pse i ka vetëm 11 vjet, ai më është ambasador i vendit tonë për shkak se ka arritur ta promovojë Maqedoninë e Veriut, përmes artit në vallëzimin e tij. Edhe për këtë, siç ka potencuar presidenti Pendarovski, të rinjve të talentuar shteti duhet t’ju jep mbështetje pa rezervë.

    Andi në këtë takim me presidentin Pendarovski, e ka informuar atë se sfida e ardhshme e tij është Kampionati Evropian në Xhaz, balet klasik dhe bashkëkohor, i cili në qershor të këtij viti do të zhvillohet në sallën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup.

    Talenti i ri Andi Ismaili, është anëtar i studios së vallëzimit “I Dance”, nga Gostivari. Për koreografinë me të cilën fitoi në Kampionatin Botëror në Poloni, atij i kanë ndihmuar trajnerë dhe koreografë edhe nga studio “Brejk a Leg”, nga Shkupi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

    Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që...

    STUHI E RREZIKSHME NË SPANJË, KËRCËNOHET EDHE FRANCA

    Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së...

    Sot fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit kthehen në bankat shkollore

    Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit sot i janë rikthyer bankave shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020. Mësimi...

    ALBIZ organizon Panairin e Bizneseve të Sarajit

    Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ edhe këtë vit organizon “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit...
    - Marketing -
    - Marketing -