More

    Për gjashtë muaj, 9125 shkelje në trafik

    - Marketing -

    Policia e Tetovës gjatë 6 muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Tetovës, gjithsej kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate kanë sanksionuar 9125 shkelje në trafik, derisa numri i përgjithshëm i veturave të kontrolluara në këtë periudhë është 27.717, shkruan gazeta KOHA. Kështu që, duke zbatuar rregullat e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjin për vetura, për shkak të konstatimit të shkeljeve të ndryshme, nga trafiku janë shkyçur 494 vetura, ku numri më i madh i veturave të shkyçura, edhe atë 355, kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek 138 vetura janë konstatuar parregullsi teknike, kryesisht në pajisjet e ndalimit dhe drejtimit të automjetit, si dhe një veturë e mbingarkuar.

    Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, nga trafiku janë shkyçur 1312 vozitës, nga të cilët 726 vozitës kanë drejtuar veturë pa patentë shoferi, 64 janë shkyçur sepse kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për veturën që kanë drejtuar, 32 vozitës kanë drejtuar veturën gjatë masës mbrojtëse “ndalesë” dhe 372 vozitës fillestarë. Shkeljet e konstatuara në trafik janë rrumbullakuar me 4593 fletëpagesa të detyrueshme dhe 2769 fletëpagesa për kundërvajtje, si dhe 1923 vërejtje me shkrim, kurse përkohësisht janë konfiskuar 292 patentë shoferi dhe 315 leje qarkullim.

    Në rajonin më të gjerë të Pollogut, të mërkurën është realizuar aksion kontrollues, ku cak kanë qenë shkeljet që i kryejnë këmbësorët në trafik. Gjatë këtij kontrolli, në qytetin e Tetovës janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar 16, kurse në Gostivar 8 shkelje të këtilla. Për shkelësit janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje dhe të njëjtit do të thirren në ligjëratë për edukim në trafik. Po ashtu në Tetovë janë realizuar edhe aktivitete të përforcuara kontrolluese rreth parkimeve, pikërisht në pjesën qendrore të qytetit. Për shkak të gabim parkimeve apo parkim jo i rregullt, me gjoba adekuate janë sanksionuar 21 vozitës, kurse veturat që kanë qenë të parkuara gabim, janë ngritur dhe larguar, me anë të shërbimit të karrotrecit të Tetovës, me qëllim që të mundësohet qarkullim i lirshëm në trafik.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Falsifikimi i diplomave, biznes i pandëshkueshëm

    Sipas një hulumtimi të fundit, aktiviteti i punimeve të diplomave është përhapur në një nivel biznesi, në të cilin...

    Osmani: Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi dhe begati

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Klan Kosova. Ajo...

    Pandemia ndryshon mënyrën e të ushqyerit

    Paraqitja e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19, ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit të njerëzve. Shpallja e...

    Përleshje me armë zjarri në Shkup

    Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se sot pasdite është raportuar se në komunën e Butelit në Shkup ka...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -