More

    Përfundon takimi i Metës me ambasadorët e vendeve të BE

    - Marketing -

    Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me ambasadorët e vendeve të BE, ndërkohë që ende nuk dihen më shumë detaje.

    Por vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme presidenti Meta ka pasur një takim me opozitën jashtëparlamentit, ndërkohë që këshilltarët e tij takuan në Presidencë ambasadorët Yuri Kim dhe Peter Zingarf.

    Në një deklaratë zyrtare pas takimit me opozitën Presidenca njoftonte se: “Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

    Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

    Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, thuhet në njoftim.

    Meta gjithashtu njohu drejtuesit e opozitës për përpjekjen dhe propozimin prej tij të një platforme prej 11 pikash për integrimin europian. Platofrma ka dy shtylla: Drejtësia dhe integrimi.

    Me këtë plaftormë prej 11 pikash janë njohur edhe ndërkombëtarët.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Në 24 orët e fundit, 12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19, shërohen 112 pacientë

    Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të...

    Shtrenjtohen derivatet e naftës, ja çmimet e reja

    Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta për 2.5 denarë sa i përket...

    Në Shkup prej sot deri të premten spërkatje tokësore kundër mushkonjave

    Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër...

    Të mërkurën hapet aeroporti i Shkupit dhe Ohrit

    Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën, respektivisht me 1...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -