More

    Përurohet në Çair busti i ish Presidentit të SHBA-së, Vudrou Uillson

    - Marketing -

    Në Komunën e Çairit u përurua busti i ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Vudrou Uillson (Woodrow Willson), në një ceremoni me një akademi përkujtimore dhe fjalime para pjesëmarrësve. Të pranishëm ishin funksionarë shtetëror dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
    “Presidenti Uillson ka qenë vizionar, diplomat dhe njeri i cili ka pasur botëkuptim të qartë se një president duhet gjithmonë të jetë në shërbim të popullit dhe se populli është sovrani dhe ai vetë duhet të vendosë për fatin e vet. Ai ka qenë kundër asaj që fuqitë e mëdha të vendosin për fatin e shteteve të vogla, sado që të jenë ato të pafuqishme”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
    “I njohur si progresiv në kohën e tij, Presidenti Uillson luftoi për popujt e Evropës për të ushtruar të drejtat e tyre për vetë-përcaktim dhe shërbeu si bazë për krijimin e shteteve të Evropës moderne”, tha Shenon Ranian, shefe e sektorit të politikës dhe ekonomisë në ambasadën e SHBA-ve.
    “Uillsoni ishte ai që demaskoi traktatet e fshehta në kurriz të popujve të vegjël. Për këtë arsye vendoset këtu dhe të shërbejë si një yll në pavdekësi për të përcjellë mesazhe e mesazhe në gjeneratat që do të vinë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sela dhe Gashi, takim me Kurtin në Prishtinë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe ai Alternativës, Afrim Gashi kanë takuar sot në Prishtinë kryetarin e...

    Kryetari i Odës ekonomike në vizitë te “Dauti Komerc”

    Sh.A Dauti Komerc mirëpriti në vizitë kryetarin e OEMVP-së z.Nebi Hoxha që në kuadër të programit të 15 vjetorit të...

    Zyberi: Ndihmë shtetërore deri në 20.000 euro për të rinjtë për të ble apartamente dhe shtëpi

    Sot  kandidati për Kryeministër të pare shqiptar, Naser Zyberi, vizitoi familje të moshës se re me të cilët bashkëbiseduan...

    ANKETË e re nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci

    Koalicioni LSDM-BESA dukshëm është para VMRO-DPMNE-së, konkretisht 24.8 për qind ndaj 21.2 për qind. Kështu tregojnë rezultatet e anketës...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -