More

    Plagosen 4 persona në shkritoren “Makstil”, njëri në gjendje të rëndë

    - Marketing -

    Në orën 07.53 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë sjellë katër persona të lënduar në shkritoren Makstil. Më vonë u vërtetua se personat janë shtetasit  N.N (1973), E.V (1992), B.M (1984) dhe S.S (1971) të gjithë nga Shkupi. Aktualisht dihet se plagë të rënda trupore ka marrë S.S dhe sipas vlerësimeve të mjekëve po lufton për jetën prandaj është transferua  menjëherë në Klinikën e Terapisë Intensive, ndërsa të tjerët po trajtohen për lëndime trupore më të lehta, ndërsa hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimeve. Të gjithë personat kanë plagë djegie. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06.50 kur në një gropë të fabrikës është derdhur metal i shkrirë prej 100 tonësh. Rënia e metalit të shkrirë ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm ku dhe ka plagosur katër punëtorë që ndodheshin aty pranë. Aktualisht zjarri është ende aktiv dhe ende nuk është arritur të shuhet. Inspektorët e  OKD, EUMNA dhe Inspektori i Punës ndodhen në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e ngjarje së rëndë ku mbetën të plagosur 4  punëtorët në fjalë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    BDI dhe ASH pajtohen që në Qeveri të hyjë ajo parti shqiptare që ka të paktën 1 deputet më shumë

    Të ftuar në Debat Zgjedhor në TV21, kandidatja e BDI-së për deputete në zonën 6 Arta Bilalli Zendeli dhe...

    “Kur unë të mbroja, ti e kishe gojën plot me албански терористи”

    Ai një ditë do mbajë përgjegjësi përpara historisë sepse ai po mbron deri në pafundësi kauzën maqedonase. Sa herë...

    Në 24 orët e fundit, 120 raste të reja, 123 të shëruar dhe katër të vdekur nga koronavirusi 

    Pas një kohe shumë të gjatë numri i personave të cilët janë shëruar është më i madh se i...

    Për mosmbajtje të maskës, 412 shkelje të reja

    Policia ka regjistruar 412 shkelje për mosmbajtje të maskës në 24 orët e kaluara në territorin e gjithë shtetit. Ministria...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -