More

    Porsche Cayenne i ri i përforcuar e pamje të re

    - Marketing -

    Kompania gjermane TechArt nga tani në ofertë ka edhe paketën e plotë për modifikimin e gjeneratës së tretë të SUV-it të Porsches, Cayenne – versionet Cayenne, Cayenne S dhe Cayenne E-Hybrid.

    TechArt për këtë Cayenne ka zgjedhur mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati si dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi bagazh, transmeton Koha.net.

    Gjithashtu, TechArt për këtë SUV të Porsches ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të frenave, interier të modifikuar të cilin e ka punuar në bashkëpunim me kompaninë Rolf Benz e cila është e specializuar për pjesët ekskluzive, si dhe xhamat e errët.

    TechArt, po ashtu, ka përforcuar edhe motorin e këtij Cayennet, 3.0-litër V6 për 40 kuajfuqi, në 380 kuajfuqi dhe tani ky SUV shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.9 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 253 km/h.

    Gjithashtu, TechArt njofton se kësi lloj pakete për modifikimin është në dispozicion edhe për Porsche Caynne Coupe të ri.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kanita publikon këngën e re

    Këngëtarja e re dhe simpatike, Kanita ka publikuar këngën e re. Projekti mban emrin “Fllad” dhe erdhi i shoqëruar edhe...

    SOT ËSHTË 104 VJETORI NGA RËNJA HEROIKE E ISA BOLETINIT

    "Un' jam mirë kur âsht' mirë Shqipnia." - Isa Boletini. 104 vjet më parë, në kurthën e pregaditur nga xhandarmeria...

    Administratorë çdo vit e më shumë, për 4 vite numri i tyre është rritur për rreth 4 mijë

    Shkup, 23 janar – Edhe LSDM edhe VMRO DPMNE kur janë në opozitë kritikojnë se Administrata publike është e...

    Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, priti në takim zëvendësambasadorin e BE-së në Shkup, Julian Vasalo

    Fillimisht, kryetari Bexheti i uroi mirëseardhje zëvendësambasadorit Julian Vasalo, më pas ata vazhduan takimin duke biseduar për planifikimin e...
    - Marketing -
    - Marketing -