Pritjes së gjatë për rikthimin e Premier Leagues në aksion i erdhi fundi. Si shumicën e kampionateve të tjera, koronavirusi pezulloi edhe Premier Leaguen, kampionat i cili është i fundit që po rikthehet nga këto që janë më të njohura.
Aksioni ristarton me ndeshje të javës së 28-të, me Liverpoolin që është shumë afër titullit.
Manchester City mund t’ia shtyejë festën “Të Kuqve” edhe për pak, nëse triumfon sonte kundër Arsenalit në “Etihad”.
“Qytetarët” kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit kundër skuadrës nga veriu i Londrës, por djelmoshat e Mikel Artetas nuk janë mposhtur në tetë takimet e fundit në kampionat.