More

    Presidenti Meta i prerë : Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

    - Marketing -

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur se dekreti i tij për shfuqizimin e zgjedhjeve për datën e 30 qershorit, nuk mund të anulohet nga Kolegji Zgjedhor në Shqipëri dhe se zgjedhjet më këtë datë nuk do të mbahen.

    Teksa e ka quajtur vendim të jashtëligjshëm atë të djeshmin të Kolegjit Zgjedhor për anulimin e këtij dekreti, Meta ka thënë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit.

    Ai ka thënë se kushdo që përpiqet të mbajë zgjedhje “të jashtëligjshme” më 30 qershor, do të përballet me ligjin.

    “Presidenti sqaron se në këtë proces kolegji zgjedhor s’mund të shqyrtonte aspak dekretin e presidentit pasi këtë s’ia lejon Kushtetuta. Vendimi i marrë s’mund të prodhojë asnjë efekt. Është truk procedural. Përpjekje për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit. Është operacion i dështuar sepse s’prek aspak vlefshmërinë e dekretit të presidentit. Është marrë nën kushtet e presionit dhe ndikimit të mazhorancës. S’ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Jemi në një situatë paradoksale ku presidenti ka anuluar një proces zgjedhor, ndërkohë që mazhoranca në paligjshmëri vijoi teatrin për një proces votimesh që ligjërisht nuk ekzistojnë. Dekreti i presidentit për shfuqizimin e dekretit për 30 qershor për zgjedhje është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të saj. Vetëm gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit. Ky akt është në fuqi dhe duhet të zbatohet nga të gjithë”, ka thënë ai në mëngjesin e së martës.

    Meta ka ftuar shumicën të tërhiqet nga ky qëndrim dhe të fillojë dialogun me opozitën.

    “Unë mbetem durimplotë pavarësisht se për fat të keq janë shpërdoruar gati më shumë se dy javë që kur hapa dritaren për dialog dhe reflektim nga të dy palët. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe me durim, por duhet të kemi të qartë që presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhjet partiake, por padyshim që besoj se me datën e 30 qershorit si zgjedhje në Shqipëri, kjo datë ka rënë, nuk ekziston më ligjërisht. Ka vetëm një institucion që cakton datën e zgjedhjeve. Është presidenti. Apeloj për reflektim”, ka shtuar ai.

    Kur është pyetur për shpërndarjen e mundshme të Kuvendit, Meta ka thënë se do të ndërmarrë çdo veprim me përgjegjësi e në interes të vendit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Falsifikimi i diplomave, biznes i pandëshkueshëm

    Sipas një hulumtimi të fundit, aktiviteti i punimeve të diplomave është përhapur në një nivel biznesi, në të cilin...

    Osmani: Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi dhe begati

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Klan Kosova. Ajo...

    Pandemia ndryshon mënyrën e të ushqyerit

    Paraqitja e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19, ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit të njerëzve. Shpallja e...

    Përleshje me armë zjarri në Shkup

    Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se sot pasdite është raportuar se në komunën e Butelit në Shkup ka...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -