More

    Prindërit të revoltuar nga vendimi për provim pranues në shkollën e mesme “Pançe Karagjozov”

    Në redaksinë tonë derveni.info, dje dhe sot shumë prind të revoltuar na kanë shkruar që ti bëjmë publike reagimet e tyre për shkak të provimit që ka vënë shkolla e mesme Pançe Karagjozov.

    Në vazhdim ju sjellim dy reagime nga prindërit:

    1.

    Një gjë nuk e kam të qartë në vendin ton! Çka është duke ndodhe për shkak te virusit COVID 19? U mbyllen shkollat, u anuluan me qindra projekte nga qeverija, apeI për mos tu grumbulluar më shumë persona, është anuluar matura shtetrore.

    Tani Ministria e Arsimir kërkon që dëftesat të shpërndahen në shtator që t’ju shmangemi grumbullimeve, ndërsa në anën tjetër organizon test eliminues, në të cilin do

    të marrin pjesë shumë nxënës. Rrjedhimisht shtrohet pyetja – a nuk rezikohen këta nxënës? A nuk rezikohen mesimdhensit? Çka do të ndodh dhe si do të marrinin pjesë ata nxënës të cilët janë në izolim? Mbase kjo ka pak rëndësi nga se nxënësit janë shqiptar, e pastaj nga qeverija thonë se virusi është më i përhapur te shqiptarët.

    Kjo dukuri nuk ndodh në shkollat maqedone. Tek to shtohen paralelet dhe nuk ka nevoj për provim eleminues. Arsyetimi i ministrit është se në paralelet maqedone ka më pak nxënës.

    Ne jemi të bindur se edhe për këtë ka zgjidhje. Nëse nuk kishte kushte për mbajtjen e maturës shtetrore, gjë që u vërtetua me anulimin e këtij testimi, besojmë se njëjta duhet të ndodh me testin eliminues. Të anulohet dhe të shtohen paralele të reja në gjuhën shqipe.

    Pra propozimi im është të bojkothet ky testim dhe të hapen parelele të reja në gjuhën shqipe, sepse së fundi këta janë fëmijët tanë, e jo të dikujt që është ulur në karriken e pushtetit dhe regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla private.

    2.

    BOJKOT SEPSE
    1. Ka dyshime se pregadiyten listat e nxenensve te cila lipet te pranohen me cdo kusht ne Pance Karagjozov. Nxenesit/prindet kontaktohen ne telefon kontaktura me telefon qe te mos e bojkotojne provimin dyke ju thene se do tju marrim ne në klase. Pra dihet kush do te pranohet.
    2. Sepse asni prind sdo ta ekspozoj femijen e vet ne kete peeiudhe te Covid19.

    3.Sepse 3 muaj eshte zhvilluar mesim online. Dhe me kete mesim nuk ka.mindesi femijwt te jene te peegatitur per testum. Mos te flasim se gjithcka eshte parapergatit nga stafi intrigues.

    /derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Masakra e Reçakut, familjarët ende përjetojnë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999

    Janë mbushur plotë 22 vjet që kur forcat serbe kryen ndër masakrat më të tmerrshme kundër njerëzimit në Reçak....

    Në këtë qytet gjerman qiraja është vetëm 1 euro

    Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon...

    Blerim Bexheti besnik ndaj Ali Ahmetit

    Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti vazhdon të qëndrojë besnik ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit. Në lidhje me...

    “Avokati i Popullit”, Zendeli: Naser Zyberi, jurist i dalluar

    Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, ka komentuar propozimin e BDI-së, Naser Zyberin për Avokat të Popullit. Gjatë një...