More

    Protestojnë pronarët e shtëpizave në Treskë, kërkojnë nga Komuna rishikimin e vendimit

    Pronarët e shtëpizave pranë Liqenit Treska kanë protestuar kundër vendimit të Komunës së Sarajit për heqjen e këtyre objekteve në afat prej dy muajsh. Ata thonë se vendimi është i njëanshëm dhe është miratuar pa asnjë konsultim paraprak me pronarët.

    “Nuk kemi se ku ti dërgojmë kamp shtëpizat. Nuk kemi rrugëdalje, jemi vëmë në situatë pa zgjidhje. Unë nuk e di çfarë vendimi është ky nga një kryetar komune të cilin e vlerësojmë si intelektual. Vlerësojmë se ai këtë vendim duhet ta rishikojë dhe të gjej zgjidhje bashkë me qytetin e Shkupit dhe qeverinë”.

    “Dikush ka investuar në ujë, dikush në kuzhinë dhe gjithë këtë ta largoj për 60 ditë, dhe atë me presion, nuk mund ta lejoj. Le të bëjnë çfarë të dëshirojnë, le ti djegin, çfarë po presin”.

    “Vallë, ne si qytetarë, si njerëz, kemi të drejtë për diçka ose nuk kemi aspak të drejtë për asgjë. Vlerësoj se duhet të bëhet një analizë e thellë çfarë më tutje me këtë hapësire, por jo në këtë mënyrë”.

    “Kjo pasuri që është këtu është e qytetarëve të Shkupit, është e jona. Ne do ta mbrojmë këtë sepse ky vend na ndihmon për shëndetin tonë, shumica jemi pensionist. Për arsye se popullata ka investuar në këtë vend këtë nuk do ta japim”.

    Kreu i Sarajit, Blerim Bexheti tha për Alsat se është i prerë në vendimin për heqjen e kamp shtëpizave. Ai shtoi se pastrimi i kësaj pjese ka të bej me shpalljen zonë të lirë turistike të Liqenit Treska. Sipas shoqatës së kampistëve, për momentin pranë Liqenit Treska janë të vendosura mbi 500 kamp shtëpiza, prej të cilave mbi 350 janë aktive.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Publikohen pagat e Kryeministrit dhe Ministrave

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Alsat. Pagë...

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për...

    Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

    Në shoqëritë multietnike sipas Muhedin Bravës nga Aleanca për Shqiptarët, regjistrimi si proces statistikor nuk mund t’i shmanget edhe...

    Bexheti: Nuk është e vërtetë se tek liqeni Treska do të ndërtohet Qendër tregtare

    Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexhiti, sot në një prononcim për ‘Sloboden pecat’ hodhi poshtë si të pavërteta...