More

    Protokolli për në NATO kaloi në Senatin e SHBA-së me procedurë të shpejtuar


    Senati amerikan sonte me 91 vota “për” dhe dy kundër e miratoi Rezolutën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

    Paraprakisht senatorët votuan që Protokolli të sillet me procedurë të shkurtuar, që u mbështet prej 84 senatorëve ndërsa dy prej tyre ishin kundër.

    “Urime! Protokolli ynë për në NATO është ratifikuar në Senatin e SHBA-së me 91 vota “për” dhe vetëm dy “kundër”, shkroi në Fejsbuk ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

    SHBA-ja është shteti anëtar i 25-të i NATO-së, që e ratifikon Protokollin për aderim të vendit në Aleancën Veriatlantike.

    Pritjet janë se Protokolli së shpejti do të ratifikohet nga të gjitha 29-të shtetet anëtare dhe me këtë pranimi i shtetit do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, i caktuar për më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

    Për momentin ende është e pasiguritë se vallë kjo do të bëhet para Samitit që do të ndodhë në Parlamentin spanjoll. Dy dhomat e Parlamentit janë shpërbërë. Zgjedhjet janë caktuar për më 10 nëntor, respektivisht nëse gjithçka shkon siç duhet përbërja e re e Parlamentit pritet të mblidhet më tre dhjetor.

    Protokolli duhet të kompletohet edhe në Francë, ku kaloi në Senat, ndërsa tani për të duhet të votohet edhe në Kuvendin nacional. Procesi duhet të përfundojë edhe në Holandë dhe Islandë.

    Shtet anëtare të NATO-s, më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e 29 shteteve të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë e NATO-së. .

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot u bë varimi i Naser Krosit, nipi i Mulla Xhemshid Krosit

    Sot pas namazit të drekës me dhimbje dhe pikëllim e përcollëm për në banesën e fundit Naser Krosin, nipin...

    Gjashtë të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri me dije se janë konfirmuar 101 raste të...

    Buçkovski paralajmëron: Zaevi do ta prishë koalicionin ASh/AAA

    Ish Kryeministri Buçkovski në një intervistë për "VEÇER" ka paralajmëruar se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do ta prishë...

    Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19, shërohen 90 pacientë

    Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19. Brenda 24 orëve...