Home / LAJME / Qeveria e RMV-së miraton subvencione për gratë në zonat rurale

Qeveria e RMV-së miraton subvencione për gratë në zonat rurale

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, mbajti konferencën e rregullt për media për të informuar për vendimet e mbledhjes së 136-të të qeverisë të mbajtur të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Hoxha njoftoi se qeveria ka miratuar Informatën në lidhje me tekstin e harmonizuar të Protokollit në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
Ai tha se është miratuar edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e qendrave informative kulturore në Shkup dhe Tiranë, me qëllim që siç tha ai, të ndikohet në zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës.
Hoxha po ashtu informoi se qeveria ka bërë ndryshimin e Programit kombëtar për zhvillim të bujqësisë dhe zhvillimit rural për periudhën 2018-2022, që erdhi si propozim i bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe entit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizim të grave.
“Në drejtim të mbështetjes së femrave në zonat rurale me ndryshimin parashihet mbështetje financiare e pakthyeshme në vlerë prej 180 mijë denarë (rreth 3.000 euro) për investime që do të kontribuojnë në zhvillimin e mjediseve rurale”, tha Hoxha.
Zëdhënësi i qeverisë gjithashtu informoi edhe për vizitën që më 23-24 maj do ta realizojë delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i vendit Zoran Zaev në Mal të Zi, ku përpos takimeve me krerët e shtetit, Hoxha tha së është paralajmëruar edhe mbledhje e përbashkët qeveritare.

About Derveni Info

Check Also

Gryka e Dervenit pushtojnë malin e Lubotenit

Bjeshkatarët e Shoqatës Malore “Gryka e Dërvenit” sot u bashkangjitën organizimit të Federatës Alpiniste të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *