More

    Qeveria e Shqipërisë, 4.8 miliardë lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

    Brenda 6 muajve nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka miratuar në buxhetin e vitit 2020, përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

    Në mbështetje të Kushtetutës, të aktit normativ të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 4 852 410 743 lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

    Efekti financiar, i këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:

    Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 3 220 790 743 lekë për: financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 2 140 100 000 lekë; financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 1 080 690 743 lekë.

    Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 lekë për: financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 559 370 000 lekë; financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në masën 143 850 000 lekë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Një i vdekur dhe 139 raste të reja me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara 139 persona kanë rezultuar...

    Alternativa e shpallë të vdekur Marrëveshjen e Ohrit

    Alternativa e ka shpallur të vdekur Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.Në vigjilie të takimit që u thirr për nesër nga...

    BDI publikon agjendën për takimin e liderëve shqiptar

    Bashkimi Demokratik për Integrim me kërkesë të partive tjera, ka publikuar agjendën për takimin e përbashkët të liderëve të...

    Një 10-vjeçar, mbytet në Durrës

    Mediat në Shqipëri raportojnë se një fëmijë nga Kosova është mbytur në një pishinë në Shqipëri. A2news, njofton se një...