Home / LAJME / Qeveria e Zaevit harron premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria e Zaevit harron premtimet për “Shkupin 2014”

Projekti kundërthënës “Shkupi 2014” nuk ka pësuar asnjë ndryshim edhe pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, dy vjet më parë.

Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, derisa ishte në opozitë para dy vjetësh e gjysmë, një nga premtimet kryesore kishte revidimin e apo largimin e shumë përmendoreve të ngritura nga Qeveria e VMRO DPMNE-së, partisë së djathtë nacionaliste të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Pas ardhjes në pushtet, Qeveria ka formuar një komision për shqyrtimin e këtij projekti që ka kushtuar qindra miliona euro, por sipas drejtuesve të komisionit, deri më tani asnjë nga rekomandimet që parasheh prishjen e ndërtimeve ku janë konstatuar parregullsi, nuk është zbatuar.

“Ne kemi dorëzuar elaboratet me të gjitha dëshmitë për shkeljen e procedurave ligjore. Për përmendoret më problematike kemi kërkuar demontimin e tyre, por për fat të keq, deri tani nuk është ndërmarrë asgjë dhe kjo është për të ardhur keq pasi kjo tregon se ende jemi të robëruar, jo nga ata që i kanë ngritur, por nga pafuqia jonë për t’i larguar”.

“Qytetarët duan që një ditë kur të ngrihen, të shohin hapësirat e uzurpuara, të pastruara nga përmendoret fashiste dhe derisa këtë nuk e bëjmë, ne nuk kemi bërë asgjë”, thotë Miroslav Gërçev, arkitekt, drejtues i komisionit për vlerësimin e projektit “Shkupi 2014”.

About Derveni Info

Check Also

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti priti në takim zyrtaren amerikane Dianna Palequin

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot në kabinetin e tij e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *