More

    Qeveria ndihmon biznesin. Këto janë masat e propozuara

    - Marketing -

    Në pakon e dytë të masave të qeverisë për ndihmë të biznesit, i prekur nga ngecja ekonomike për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi korona, Qeveria ofron dy mundësi, ose pagesën e mdy pagave për punëtorët, për muajt prill dhe maj nga 14.500 denarë, ose subvencionimin e gjysmës së vlerës së kontributeve. Kusht për këtë është punësimi ligjor dhe ruajtja e vendeve të punës.

    Pakoja e dytë e masave të qeverisë për ndihmë të kompanive, impianteve prodhuese, të cilët tashmë dy javë e më shumë përballen me ngecje të pjesshme ose të plotë të punës dhe humbje, për shkak të krizës me Kovid 19, u ofron pagesë të pagave për muajt prill dhe maj për të punësuarit prej 14.500 denarëve ose subvencione në vlerë 50% të kontributeve. Qëllimi është të mos vijë deri te heqja nga puna dhe kriza sociale, krahas asaj shëndetësore që vazhdon.

    “Me këtë masë shteti i shpëton vendet e punës të qytetarëve. Madje 87% e kompanive janë  zgjedhur të aplikojnë për të gjitha masat. Do të jenë të përfshira rreth 250 mijë vende pune dhe rreth 35 mijë kompani”, tha Spasovski.

    Për momentin nuk ka heqje drastike nga puna, thotë Spasovski, por bën thirrje që vetë punëtorët të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre.

    “U bëj thirrje punëtorëve, të mon nënshkruajnë marrëveshje për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Ekziston luhatje në këtë moment, ka heqje nga puna, por ka edhe kthim në vendet e punës, ka të punësuar të rinj. Bëjnë kalkulime të ndryshme, sepse secili dëshiron të fitojë diçka nga kjo krizë. Ndërsa duhet të bëjmë të kundërtën, secili të humbas nga kjo krizë”, tha Spasovski, raporton Klan Maqedoni.

    Programi qeveritar për ndihmë të ekonomisë, sipas opozitares VMRO-DPMNE është “shkurtpamës”, pa mos u shfrytëzuar idetë që partia i ofron që nga fillimi i krizës, ndërsa siç pohon lideri Hristijan Mickoski, i zbatojnë edhe vendet evropiane.

    “Nuk është rasti me qeverinë e Estonisë e cila mori masat e njëjta që ia kam propozuar qeverisë para një jave, shfrytëzimi i parave nga fondi i dytë pensional duke mos i vënë në rrezik mjetet e të siguruarve. Ose me vetëdije nuk dëshirojnë t’i marrin masat që janë të mira, për shkak të kotësisë, ose nuk e kuptojnë ekonominë” , tha Mickovski.

    Si masë shtesë, shërbimet inspektoriale do të verifikmojnë nëse të gjithë punëdhënësit i plotësojnë kushtet për ndihmën që kanë marrë nga shteti, me paga ose subvencione për kontributet. Në të kundërt disa pronarë të kompanive nuk përjashtohet që duhet t’i kthejnë paratë./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Zekiri: MPB-ja duheshte t’i dënonte qytetarët e Çairit, Sarajit, Butelit

    Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri akuzoi Ministrin e Brendshëm Nake Culev për mosrespektim e masave të mbrojtjes nga pandemia....

    Bekteshi: Do t’i kërkojmë Komisionit për Sëmundje Infektive të rishqyrtojë protokollin në pjesën e uljes së mysafirëve

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha sot gjatë paraqitjes së tij në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, tha...

    Prodhimet e Uka Komerc, tanimë prezente edhe në Gjermani

    Lajmërim Të nderuar konsumatorë nga diaspora! Ju informojmë se UKA Komerc fillon distribuimin e produkteve edhe në Gjermani. Distributor për Gjermani: HUEDAVERDI Gmbh Mannheim,DE info@huedaverdi.de www.huedaverdi.de ----------------------------------------------------------------------------------- H...

    BDl: Mbi 5 milion euro mbështetje financiare për bujqit

    Përfaqësuesi i BDl-së dhe sekretar shtetëror në ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Nefruz çeliku në konferencën e sotme për...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -