More

    Qeveria vendosi Hatixhja dhe familja të marrin shtëpi

    - Marketing -

    Protagonistët e filmit dokumentar “Toka e Mjaltit”, Atixhe Muratova dhe familja Husein dhe Lutvie Sam me tetë fëmijë do të marrin ndihmë materiale dhe shtëpi, vendosi Qeveria në seancën e djeshme, e cila është mbajtur në Shtip.
    “Toka e Mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubo Stefanov ka shkruar histori me atë që është bërë filmi i parë nga Maqedonia të fitojë dy nominime për Oskar, për film më të mirë dokumentar dhe film më i mirë i huaj. Producent është Atanas Georgiev, ndërkaq kinematografë Samir Luma dhe Fejmi Daut.
    Qeveria ashtu siç njofton pres-shërbimi ka miratuar disa vendime për t’i nderuar autorët dhe protagonistët e filmit, ndërkaq njëra prej tyre është që Ministria e Kulturës të sigurojë çmim shtetëror për arritje të ekipit pesë-anëtarësh e cila e ka incizuar filmin, i cili duhet të parashikojë edhe çmim për sukses dhe kompensim mujor.
    Qeveria gjithashtu e ka obliguar Ministrinë e Mjedisit Jetësor të organizojë një sërë ngjarjesh edukative për temat që i hapë filmi, ndërkaq Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë transmetim të filmit “Toka e Mjaltit” për të gjitha shkollat e mesme, universiteteve dhe shtëpive të kulturës, “për afirmim më të gjerë të porosive të mëdha që i transmeton filmi”.

    Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Përshëndetje, quhem Covid 19”, letra që po trondit rrjetin në mbarë botën

    E gjithë bota po lufton me një pandemi të tmerrshme, e cila po shkatërron atë ngadalë. Koronavirusi është përhapur...

    Restoranti i emigrantit nga Radusha e Shkupit ndan ushqime falas për të moshuarit dhe spitalet në Amerikë

    Roma’s Italian Restaurant në pronësi të emigrantit nga Radusha e Shkupit ka marrë një aksion të madh humanitar. Ky...

    Sulejman Rexhepi: Po hapen dyert e BE për RMV dhe Shqipërinë

    Me rastin e dhënies së dritës së gjelbërt nga Këshilli i Ministrave të BE për fillimin e negociatave të...

    Rosat të qeta duke kaluar rrugëve të Shkupit

    Për derisa të gjithë jemi në izolim shtëpiak pas orës 21:00 , kafshët apo shpendët gjejnë rrugën e lirë...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -