More

    Qeveria vendosi: këto janë masat e reja kufizuese kundër pandemisë


    Qeveria i dha dritë jeshile propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin publik edhe atë në 50 për qind dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomik apo gastronomisë deri në orën 23:00. Masë rekomanduese ka adresuar edhe për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca, njofton derveni.info. Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hy në fuqi me vendim të Qeverisë, duke u bazuar në dispozitën e përgjithshme të paparë në propozimin i cili duhet të futet në procedurë parlamentare.

    Dispozita e përgjithshme
    “Të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”.

    Edhe masat e lartpërmendura hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në Gazetën Zyrtare. Në rast se masat e propozuara nuk kanë efekt në uljen e bilancit me persona të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, Joe Biden mban veshur këpucë të ndryshme

    Disa foto të Presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden po bëjnë xhiron e rrjetit. Ditën e djeshme ai është...

    Konkurs për 280 punësime në postë, ja sa do të jetë rroga (Dokument)

    Postat e Maqedonisë së Veriut kanë shpallur konkurs për punësimin e 280 postierëve. Nuk dihet nëse konkursi është për...

    Zvicra vendos kushte për ata që udhëtojnë nga Maqedonia

    Nga Zvicra vjen një lajm i cili me gjasë do të prish shumë plane udhëtimi për shumë njerëz, pak...

    Ahmeti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë  Dimitris Janakakis...