More

    Rakipllari: Rama iu tha deputetëve të bëhen gati për zgjedhje. Me Metën…

    - Marketing -

    Kjo e hënë nisi vrullshëm në aspektin politik, pasi Presidenti Ilir Meta doli përpara Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij.  Përpara komisionit parlamentar që po heton aktet e tij mbi zgjedhjet vendore, presidenti Meta përmendi precedentin e Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut.

    Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.
    Për analistët politikë e gjithë ecuria se si eci seanca në Komisionin Hetimor, tregon se mes qeverisë dhe Presidencë ka një “ulje të armëve”.

    Gazetari Robert Rakipllari këtë të hënë në emisionin Opinion, tha se tani palët kanë bërë llogari të reja.

    “Nuk jemi në situatën ku secila palët kërcënonte. Unë besoj që situata ka ndryshuar që kur mazhoranca ka kërkoi mendimin e komisionit të Venecias për shkakrimin e Metës. Në atë komision një pjesë e opozitës së re ishin jashtë loje, nuk e dinin pse kishin ardhur. Pjesa tjetër me deputet e mazhorancës ishte përballje ligjore dhe etike”, tha Rakipllari.

    Pas seancës presidenti Meta qëndroi për pak kohë tek zyra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në Kuvend pak më parë kishte qenë dhe kryeministri, por sipas burimeve mes Metës dhe Ramës nuk ka pas asnjë shtrëngim dore.

    Por gazetari Rakipllari shkoi dhe më tej teksa tha në emision se kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë “që duhet të bëhemi për zgjedhje sa më shpejt”.

    / Opinion.al

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Halil Kastrati dorëzon edhe 10 shtëpi të reja

    Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin kanë dhuruar çelësat e 10 shtëpive për familjet në Komunën...

    Ambasadorja amerikane viziton BFI-në

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, zonja Kejt M. Bërns (Kate Marie Byrnes), ka vizituar më...

    Orhan Murtezani: “Prej sot 917 të punësuarit kanë rritje të pagës për 5%”

    Drejtori i Hekurudhat e RMV-Transport ua rrit rrogat 917 punëtorëve për 5%. “Prej sot 917 të punësuarit në Hekurudhat e...

    EKSKLUZIVE / Kryetari i komunës duke konsumuar kokakin në lokal ( VIDEO )

    Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. ABC News publikoi sot në mëngjes në emisionin...
    - Marketing -
    - Marketing -