More

    Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai uron Ditën e Alfabetit

    Urime Dita e Alfabetit

    Gjuha, është ajo që formon mënyrën se si mendojmë dhe përcakton se për çfarë mund të mendojnë, ndërsa shkrimi i vulos ato mendime për shekujt që do të vijnë.
    Duke qenë në prag të 22 Nëntorit, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dua t’ju përkujtoj se kjo është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avancim të gjithëmbarshëm kombëtar. Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, vulosi përgjithmonë bashkimin shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër Botë.
    Prandaj, në këtë ditë të madhe për gjuhën, historinë dhe kulturën kombëtare shqiptare, në emrin Tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët.
    Zoti ju Bekoftë
    H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Arrestim më Aeroportin e Shkupit

    Mbrëmë pas mesnate rreth orës 1:40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga nëpunësit policor është privuar nga liria B.N...

    Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai uron Ditën e Alfabetit

    Urime Dita e Alfabetit Gjuha, është ajo që formon mënyrën se si mendojmë dhe përcakton se për çfarë mund të...

    704 gjoba për mosmbajtjen e maskës

    Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë janë regjistruar 704 gjoba për mosmbajtjen e maskës. Nga Ministria...

    Sot mblidhet Shtabi keyesor për menaxhim me Kriza

    Shtabi kryesor për menaxhim me kriza sot në orën 16:00 do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është...