Home / LAJME / Riker vjen në Shkup

Riker vjen në Shkup

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker këtë javë pritet që të mbërrijë për vizitë në Shkup.

Në agjendën e tij sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërsa janë paraparë edhe takime me përfaqësuesit e opozitës, përcjellë INA.

Në fokusin e takimeve do të jetë tema e integrimit të vendit në NATO dhe BE si dhe dialogu politik për procesin e reformave.

Riker para Shkupit do të qëndrojë në Greqi ku do të takojë përfaqësuesit e Qeverisë së re, opozitën, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Riker kohë më parë ishte ambasador i SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në mars të 2019 ishte vizita e tij e fundit në Shkup, por në cilësinë e përfaqësuesit civil dhe këshilltarit politik të komandantit të Komandës evropiane të forcave ushtarake të SHBA-ve.

 

/derveni.info

About Derveni Info

Check Also

Vatër e re zjarri shpërthen në Lubin të Sarajit

Para pak çastesh ka shpërthyer edhe një vatër e re zjarri në fshatin Lubin të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *