More

    Rita Ora nuk rrespekton masat anti-Covid. Gjobitet nga policia


    Duket se 30-vjetori i ka hapur disa probleme Rita Orës e cila përveçse është përballur me një lumë kritikash nga fansat, ka marrë edhe një gjobë të majme. Sipas “DailyMail” plot £10,000 do u paguajë këngëtarja shqiptare autoriteteve britanike. Rita ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit dhe ka kërkuar publikisht falje. Ajo është shprehur se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë. Rita thotë se ky ishte një gabim i pafalshëm dhe serioz nga ana e saj.

    Pak orë më parë, Rita kërkoi edhe falje publike për veprimin e saj.

    “Përshëndetje të gjithë, Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK… Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to.

    Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita në reagimin e saj. Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj në një darkë të organizuar në fshehtësi me miqtë, duke thyer rregullat anti-Covid. Këngëtarja mblodhi 30 miq e të afërm për të festuar, ndryshe nga ç’ tregoi në rrjete sociale, ku u shpreh se kishte organizuar një festë të thjeshtë në shtëpi. “The Sun” publikoi disa foto nga festa e fshehtë e Ritës dhe në to shfaqeshin disa policë që përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja. Ky veprim i Orës i revoltoi shumë fansat e saj, të cilët u shprehën se ajo nuk mundet të thyejë rregullat vetëm sepse është e famshme dhe e pasur, sidomos në këtë kohë pandemie.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    14 viktima dhe 361 raste të reja me Covid-19, shërohen 2.116 pacientë

    Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2176 testime për koronavirus dhe prej tyre 361 kanë rezultuar...

    “Flaka e Janarit”, përkujtohen dëshmorët e kombit

    “Flaka e Janarit” është zjarri i ndërgjegjes së kombit që nuk shuhet kurrë dhe mban të gjallë ndër breza...

    Vajza nga Karaibet, nuse në Çellopek të Tetovës

    Dhjetë vite të plota është duke zgjatur dashuria mes djaloshit nga Çellopeku i Tetovës dhe vajzës nga Karaibet. Dashuria...

    ‘Pema e Jetës’, fenomeni i pabesueshëm ndodh në liqenin në Australi

    Një fenomen madhështor ka ndodhur në liqenin Cakora të Australisë, ku është formuar një pemë. Pamjet e filmuara nga ajri...