More

    Ronaldo bëhet futbollisti i parë që fiton një miliard dollar gjatë karrierës

    Cristiano Ronaldo fitoi 105 milionë dollarë brenda 365 ditëve të fundit, mes 1 qershorit 2019 deri në 1 qershor 2020, zbuloi Forbes kur publikoi listën e 100 sportistëve më të paguar në botë.

    Në atë listë, portugezi renditej në vendin e dytë pas tenistit zviceran, Roger Federer.

    Por, në një listë tjetër të publikuar së fundi, Ronaldo është futbollisti i parë që fiton 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij, raportoi Forbes të enjten.

    Forbes thotë se ylli 35 vjeçar i Juventusit është vetëm sportisti i tretë pas Tiger Woods dhe Floyd Mayweather që arrin fitime prej 1 miliard dollarë derisa ende vazhdon të jetë aktiv në sport.

    650 milionë dollarë Ronaldo i ka fituar vetëm nga pagat gjatë karrierës së tij, dhe pjesa tjetër vjen nga aktivitetet jashtë fushës.

    Ronaldo gjithashtu është personi më i ndjekur në botë në Instagram, me 222 milionë ndjekës.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

    Në shoqëritë multietnike sipas Muhedin Bravës nga Aleanca për Shqiptarët, regjistrimi si proces statistikor nuk mund t’i shmanget edhe...

    Bexheti: Nuk është e vërtetë se tek liqeni Treska do të ndërtohet Qendër tregtare

    Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexhiti, sot në një prononcim për ‘Sloboden pecat’ hodhi poshtë si të pavërteta...

    Aksion i madh policor në Vizbeg !!!

    Një aksion i madh policor po zhvillohet sonte në Vizbeg. Jozyrtarisht, në cak të arrestimit janë disa anëtarë të një...

    Muki para 3 viteve: Elhamduliah, të akuzarit e Monstrës së shpejti do të lirohen

    Ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri para tre viteve u shpreh se drejtësia e rastit Monstra po rikthehet në...