More

    Ronaldo me urim të veçantë për Khabibin pas titullit në UFC: Babai yt është krenar për ty


    Cristiano Ronaldo nuk ka ngurruar ta urojë mikun e tij, Khabib Nurmagomedov pasi ky i fundit mposhti Justin Gaethje dhe mbrojti titullin e peshave të lehta në UFC 254.

    Nurmagomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.

    Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë, ndërsa i dyti ishte vendimtar në këtë përballje dhe Nurmagomedov tregoi forcën.

    Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon dhe gjyqtari ia dha fitoren.

    I tillë është edhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili nuk kishte s’i të mungonte me një urim për mikun e tij të mirë nga Dagestani.

    Sulmuesi portugez, i cili gjithashtu ka humbur babanë në fillimin e karrierës i ka thënë Khabibit se babai i tij është krenar me këtë arritje.

    “Urime vëlla. Babai yt është krenar për ty”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij në Instagram, teksa ia ka bashkangjitur edhe një fotografi nga meçi.

    Ndryshe, Nurmagomedov në fund të ndeshjes konfirmon pensionimin nga UFC, duke theksuar se nuk mund të ndeshet pa pasur babanë e tij në krahë. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Zbukurohet obori i xhamisë në fshatin Raçe

    Sot në fshatin Raçe ka filluar investimi i radhës në Xhaminë e epërme. Bëhet fjalë për rregullimin e oborrit...

    BFI-ja nesër mban zgjedhjet për zgjedhjen e Reisul Ulemas, në garë janë dy kandidatë

    Nga Bashkësia Fetare Islem njoftojnë se gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 10:30 minuta në selinë e...

    El Hilali as sivjet nuk i anashkaloi studentët

    Shkup, 17 nëntor – Përkundër situatës së krijuar me pandeminë Kovid 19, OH El Hilal arriti me sukses ta...

    Sulejman Rexhepi mbrëmë në debat në TV21

    Ish-Keyetari i BFI-së Sulejman Rexhepi mbrëmë mori pjesë në debatin në TV21, ku ishte i ftuar edhe Afrim Tairi....