More

    Sa bukur duket parku modern në mes të Çairit. (FOTO)

    - Marketing -

    PËR T’U PËRSHËNDETUR 👏


    Parku i ri në Fushë Topanë kënaqësi për sytë dhe vendi më i ri i argëtimit për fëmijët e lagjes

    Revitalizimi i parkut më të madh në lagjen Fushë Topanë është edhe një fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Komunës së Çairit, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet”. Me proces të koordinuar pune arritëm sëbashku t’ia rikthejmë bukurinë kësaj lagje dhe t’ia rikthejmë Çairit imazhin si njëra nga komunat më të gjelbërta.

    Për të shijuar shtresën e re të gjelbërt në sipërfaqe të përgjithshme prej
    9 121 m2, si Komunë e Çairit në dispozicion të qytetarëve vendosëm: korsi të reja për lëvizjen e qytetarëve, lojëra për fëmijë, ulëse parku dhe shporta për mbeturina. Poashtu dëgjojmë me vëmendje edhe çdo kërkesë të qytetarëve në këtë drejtim.

    Bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe drejtorin Ardijan Muça do të vazhdojmë hapat e përbashkëta të realizimit të projekteve për përkujdes ndaj ambientit jetësor dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve. Le ta gëzojnë banorët dhe le jetë ky park vend i freskisë dhe gjallërisë fëmijërore.

     

    /Derveni.info

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Aksident i rëndë në Autoban

    Rreth orës 19:00 në autostraden Tetov-Shkup êshtë bllokuar komunikacioni,një veturë është rokullisur me disa të lênduar, përcjell ShkurtShqip të...

    Ndriçim publik në shumicën e rrugicave të Sarajit

    Kohën e fundit po zhvillohen punime intensive për instalimin e ndriçimit publik në disa vendbanime të komunës se Sarajit....

    Arrestohet në Tiranë ‘Eskobari’ turk

    Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg 40 ditë për një shtetas turk të kapur në Tiranë të...

    Partitë përgatiten për fushatën zgjedhore

    Ende pa u shpallur zgjedhjet, partitë filluan gjuetinë për vota. VMRO-DPMNE njoftoi se nga e hëna karvani i partisë...
    - Marketing -
    - Marketing -