More

    Sallonet e dasmave kërkojnë dasma! “Qeveria e padrejtë me vendimin për anulimin e dasmave”

    Sallonet e dasmave janë të mbyllur për katër muaj dhe kjo situatë ka  krijuar revoltë  jo  vetëm tek këto biznese por edhe tek bizneset e tjera që lidhen me organizimin e një dasme. Në qytetin e Tetovës rreth 50 % e dasmave ose janë anuluar  ose janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. Nga këshilli i sallonit të dasmave në qytetin e Tetovës thonë  ata  tash kanë kërkuar nga ministria, nga Qeveria që të japë një  vendim përfundimtar për këtë çështja pasi që ata nuk dinë se si të veprojnë. Sipas Qëndrim Zendelit nëse  qeveria merr një vendim që dasmat të mos mbahen në sallone shumë mërgimtarë do ta anulojnë edhe ardhjen e tyre dhe për këtë shkak edhe Qeveria do të duhet të sjellë për fatin e këtij biznesi.

    “Duke e marrë parasysh se edhe vetë ministri i shëndetësisë paralajmëroi se gjendjen e kemi në kontroll edhe përskaj numrit të frikshëm që sundon, ne kemi bërë kërkesë tek qeveria se nëse të gjithë bizneset tjera janë hapur pse vetëm ne vazhdojmë të jemi të mbyllur, ne kemi dërguar edhe kërkesë duke u thënë se do u përmbahemi të gjitha rregullave dhe protokolleve që do i kërkojë Ministria e Shëndetësisë së bashku me qeverinë se si të vazhdojmë me punë në të ardhmen. Ne katër muaj  jemi të mbyllur dhe po vazhduam edhe më shumë sa do zgjatë pandemia do të jetë një problem për ne si ndërmarrje”, tha Qendrim Zendeli, “Ahengu”.

    Në anën tjetër edhe këngëtari Bjaramali Idrizi thotë se vendimi i Qeverisë është i pa kuptimtë pasi që  tash janë hapur të gjithë bizneset dhe vetëm organizimi i dasmave është i ndaluar gjë që është edhe në kundërshtim me vendimin e qeverisë për hapjen e  kufijve.

    “Ne jemi në pritje të vendimeve pozitive  dhe ata që i kanë rezervuar dasmat janë në pritje dhe ne komunikojmë herë pas here  se çka do të behët më tej. Tani u bë edhe hapja e kufijve dhe njerëzit kamë shpresa se shumë shpejtë do të  fillojnë me dasmat dhe aktivitete e tyre dhe mendoj e shteti duhet të jetë i barabartë për të gjitha profilet  dhe në këtë raste vetëm ne dhe restorantet jemi të dëmtuar të gjitha janë aktive”, tha Bajramali Idrizi, këngëtar.

    Me këtë vendim të qeverisë në mënyrë indirekte janë  prekur edhe shumë biznese të tjera si studiot e xhirimeve, dekorimeve, ëmbëltoreve, mishtoreve dhe bizneset që merren me shpërndaje e pijeve.  Nga Këshilli  i salloneve të dasmave thonë se nëse qeveria nuk miraton një vendim të tillë ata do të kërkojnë edhe ndihmë financiare pasi  që  nuk do të mund të mbijetojnë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Dajak dhe grushta ndaj policisë?! (Video)

    Një rrahje në mes të dy policëve dhe dy qytetarëve ka ndodhur sonte në Ferizaj. Pamjet janë bërë virale ndërkohë...

    Biznesmeni i njohur kosovar ndërron jetë në spitalin e Shkupit

      Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë, para disa ditëve në njërin nga spitalet e Shkupit. Dyshohet se...

    Protestuesit kanë vërshuar rrugët e gjashtë qyteteve të Maqedonisë së Veriut

    Në gjashtë qytetet të Maqedonisë së Veriutka filluar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator...

    Qeveria e Kosovës vendos t’i hapë kufijtë me vendet fqinjë

    Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese,...