Ndonëse temperaturat në këtë periudhë kanë shkuar në minus gradë celcius, një pjesë banorëve të fshatit Sfillare të Poshtme në Komunën e Sarajit përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Qytetarët përmes një denoncimi që kanë shkruar në adresë të portalit Zyrtare.net ankohen se tash e disa javë janë pa energji elekrike. Sipas tyre ekipet e EVN-së edhe pse shihen duke qarkulluar nëpër fshat dhe se shpesh i kanë njoftuar se po punojnë në riparimin e këtij defekti, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se ata sërish vazhdojnë të mbesin pa energji.