More

    “Schumacher është zgjuar, por nuk përgjigjet”

    Legjenda e Formula 1 Michael Schumacher është në një gjendje vegjetative dhe nuk po përgjigjet, sipas neurokirurgut të njohur Erich Riederer.

    Gjermani pësoi dëmtime shkatërruese të trurit në një aksident me ski në vitin 2013 ndërsa ishte me pushime në Alpet Franceze dhe gjendja e tij ishte përcjellur nga afër.

    Javën e kaluar ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt tha se Schumacher ishte ende duke luftuar për t’u bërë më mirë, por Riederer ka ofruar një parashikim më të zymtë.

    Duke folur në një dokumentar në stacionin televiziv francez TMC, ai tha: ”Unë mendoj se ai është në një gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk përgjigjet”.

    ”Ai po merr frymë, zemra i rrah, ai ndoshta mund të ulet dhe të bëjë hapa të vegjël me ndihmë, por jo më shumë”.

    ”Unë mendoj se ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans për ta parë atë siç ishte para aksidentit? Unë nuk mendoj kështu”, vijoi ai.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    KoronaVirusi: Ja sa raste aktive ka në Komunën e Sarajit

    Numri i rasteve me virusin Covid19 në vendin tonë sa vjen e shtohet. Ditëve të fundit numri i rasteve...

    Shkup: Burrë e grua mes sëmundjes e skamjes

    Nuk kanë asgjë përveç njëri-tjetrit. Rexhepi dhe Qefserja jetojnë të vetëm. Gëzimin për të pasur një fëmijë nuk e përjetuan...

    Sfida Nurmagomedov-Gaetje, në orën 23.00

    Në eventin e arteve marciale që sot do të zhvillohet në Abu Dhabi, përballja kryesore do të jetë në...

    Humb jetën ish-deputeti i Maqedonisë, Amdi Bajram

    Sot në moshën 64-vjeçare humbi jetën ish-deputeti Amdi Bajram. Nga partia e tij për Kanal 5 thonë se ai...