More

    Së paku 100 të vdekur nga shpërthimi në Liban e mbi 4000 të plagosur

    Qytetarët e Beirutit janë zgjuar me skena të shkatërrimit absolut të mërkurën, një ditë pas shpërthimit masiv në port që dërgoi valë shoku nëpër kryeqendrën e Libanit, duke shkaktuar vdekjen e së paku 100 personave e lënduar mijëra, shkruan AP.

    Tymi ende po ngrihej nga porti. Rrugën kryesore nëpër qendër të qytetit janë mbushur me rrënoja dhe vetura të prishura, e po ashtu fasadë të ndërtesave që ka rënë nga shpërthimi. Në spitale nëpër qytet njerëzit kanë pritur gjithë natën për lajme për të dashurit e tij që ende janë të zhdukur apo që janë plagosur. Të tjerët kanë bërë kërkesa online për ndihmë.

    Një zyrtar i Kryqit të Kuq Libanez ka thënë se së paku 100 persona kanë vdekur dhe mbi 4000 janë plagosur. Zyrtari, George Kettaneh, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tepër, transmeton KOHA.

    Është e paqartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimin, që duket se ishte iniciuar nga një zjarr dhe goditi me forcën e një tërmeti. Ishte shpërthimi më i fuqishëm i parë ndonjëherë në qytet, që ishte vijë fronti në luftën civile nga viti 1975 deri më 1990 dhe që ka përjetuar konflikte me shtetin fqinj Izraelin dhe bombardime periodike e sulme terroriste.

    “L’Apocalypse”, ka shkruar në ballinë gazeta “L’Orient le Jour”, gazetë në Liban në gjuhën franceze. Një tjetër gazetë, al-Akhbar, ka postuar foton e portit të shkatërruar me fjalët: “Kolapsi i Madh”.

    Libani edhe ashtu ishte në prag të kolapsit pas krizës së rëndë ekonomike që ka nxitur protesta masive në muajt e fundit. Spitalet po përballeshin me rritje të rasteve me koronavirus dhe ka shqetësime se virusi do të përhapet edhe më tepër ndërsa njerëzit janë duke vërshuar spitalet pas shpërthimit të djeshëm.

    Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, ka thënë për televizionin lokal se duket që shpërthimi është shkatërruar nga detonimi i më tepër se 2700 tonë nitrat amoni që ishte ruajtur në një depo në port, që kur ishte konfiskuar nga një anije në vitin 2014.

    Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë re ngjyrë portokalltë që ka mundur të shkaktohet nga gazi toksik dioksid i nitrogjenit, që është liruar pas shpërthimit të nitrateve të përfshira.

    “Ishte si në film të frikshëm. Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë që nga lufta civile”, ka thënë Marwan Ramadan, që ishte rreth 500 metra larg portit dhe ishte rrëzuar nga shpërthimi.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për shpërthimin në Liban ka thënë se duket si një sulm i tmerrshëm.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    BDI përshëndet paketën prej 470 milion €

    Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet masat ekonomike prej 470 milion euro për ekonominë vendore dhe qytetarët për të lehtësuar...

    Sot fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës s’kanë pajisje për mësim online

    Në Maqedoninë e Veriut sot fillon viti i ri shkollor 2020/21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes...

    Aksident në Hasanbeg, vdes sharraxhiu

    Një motoçikletë dhe makinë për prerjen e drunjve janë aksidentuar këtë mbrëmje në Hasanbeg të Shkupit, afër shkollës fillore,...

    Besmir Ismani nga Kondova pjesë e Akademisë së Futbollit pranë FFM-së

    Besmir Ismani nga Shkolla e Futbollit Saraj pranohet në Akademinë e Futbollit pranë FFM-së. Pas një gare tejet të...