More

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje, dhe shtoi se, nuk ka asnjë rrezik nëse respektohen rekomandimet zyrtare të mbajtjes së distancës dhe maskës për fytyrë.

    “Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment, një herë për ta sjellë ndryshimin e shumë pritur brenda për brenda shoqërisë shqiptare. Gradualisht duke u përkrah vetëm një parti dhe 18 vite duke qenë në pushtet, natyrisht që ndodhin fenomene devijante brenda për brenda asaj partie dhe pasojat e së cilës i vuan populli dhe qytetarët. Ka ardhur koha që të sjellim ndryshimin dhe të ndërrohet pushteti. Vetëm nëpërmjet ndërrimit të pushtetit sa më shpesh, edukohet politika dhe politikani dhe ne filtrojmë dhe zgjedhim politikanë më të mirë”, deklaroi Sela.

    Ai në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA shtoi se qytetarët presin shumë nga Qeveria e ardhshme, pasi siç u shpreh, politikat dështake të partisë shqiptare në pushtet që nga viti 2008 e deri më sot, nuk u kanë sjellë asgjë.

    “Vet fakti që janë ofertat e njejta don të thoqë që kanë dështuar në realizimin e tyre. E vërtët është që përveç kësaj fushate ne këmi bërë edhe një parafushatë që ka nis nga nëntori dhe kemi përfunduar fundin e shkurtit. Ekspert i madh nuk duhet me qenë për të përpiluar një program që të rritet cilësia e jetës te shqiptarët. Por, eksperti më i mirë është ai qytetarë i cili ka halle”, tha Sela.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protestuesit kanë vërshuar rrugët e gjashtë qyteteve të Maqedonisë së Veriut

    Në gjashtë qytetet të Maqedonisë së Veriutka filluar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator...

    Qeveria e Kosovës vendos t’i hapë kufijtë me vendet fqinjë

    Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese,...

    Vejseli: Zaevi pasi e mori mandatin është e sigurt se do ta bëj Qeverinë

    Ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli me rastin e 19 vjetorin të Marrëveshjes së Ohrit theksoi se synimi i kësaj...

    Corona, 160 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

    Rreth 4 mijë persona kanë kërkuar ndihmë psikologjike që nga muaji mars i këtij viti kur edhe janë regjistruar...