More

    Sërisht premtime për Liqenin Treska !?

    “Kaloi edhe kjo verë, ndërsa Liqeni i Treskës mbetet ashtu siç ka qenë! I pa rregulluar dhe i pa revitalizuar! E tani sërish ka një premtim dhe shpresë të re. Këtë të hënë Këshilli Komunal i Sarajit pritet që të diskutojë për çështjen e liqenit”, Besir Arifi, gazetar.

    “Ditën e hënë Këshilli Komunal këtu në Saraj duhet që të miratojë planin urbanistik dhe të vazhdojmë procedurat e mëtutjeshme juridike dhe përfundimisht jemi në fund të realizimit faktikisht të këtij projekti që së shpejti edhe të vijmë deri tek gurthemeli, kushtimisht thënë, që të vendoset edhe në funksion”, tha Blerim Bexheti –Kryetar i Komunës së Sarajit.

    Megjithatë, as tani, kreu i Sarajit nuk përmend afat konkret kohor se kur mund të fillojë puna në terren!

    “Këto janë projeksione, pasi që pas miratimit të planit urbanistik do të duhet bashkërisht komuna dhe Qeveria, gjegjësisht Ministria e Transportit dhe e Ekonomisë që ta ndjekin gjithë procedurën e paraparë me ligj dhe besoj për një periudhë të shkurt…”, theksoi Blerim Bexheti – Kryetar i Komunës së Sarajit.

    Bexheti nuk tregoi as sa është shuma e mjeteve që do të nevojiteshin për rindërtimin e Treskës.

    Një pjesë e planit detal urbanistik Komuna e Sarajit tashmë e ka dorëzuar në Qytetin e Shkupit, për çka ky i fundit ka dhënë pëlqim për urbanizim të Treskës.

    “Unë sinqerisht shpresoj i gjithë plani strategjik, e dini se para dy vitesh Qeveria solli vendim që Treska është zonë e veçantë turistike, me qëllim që të lehtësohet investimi strategjik, është sjellë plani dhe tani presim që përfundimisht të fillohet me zbatimin e atij plani”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

    Treska dikur ka qenë atraksion turistik, por vitet ngadalë sollën edhe zbehjen dhe rrënimin e saj, e edhe pas shumë premtimeve, deri më tani nuk është rregulluar.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Përplasje për pushtet në një parti politike në Maqedoni?! Ja detajet..

    Emrat e propozuar për poste në eshalonin e tretë të qeverisë dhe anashkalimi i Forumit Rinor ka ngjallur paknaqësi...

    Zv/Kryeministri i Parë Grubi takon ish kreun e LPK-së

    Nuk ka shumë njerëz të cilët në kohëra të ndryshme të kombit tonë, mbi supet e tyre kanë bartë...

    Vaksina kundër gripit deri në fund të muajit, falas për grupet në rrezik

    Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji, pas së cilës menjëherë do të filloj...

    Carovska: Këtë vit ekskursionet shkollore nuk janë të lejuara

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot deklaroi se këtë vit nuk mund të organizohen ekskursione shkollore. “Janë dërguar...