More

    SHA “Posta e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve

    - Marketing -

    SHA “Posta e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve nëpër filialet e saj në gjithë territorin e shtetit.
    Konkursi është shpallur vetëm një javë para datës së paralajmëruar për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Sipas këtij konkursi, kërkohen shpërndarës të postës me të paktën arsim të mesëm të kryer, me ose pa përvojë pune dhe me rrogë neto prej më pak se 18 mijë denarëve.

    Në konkursin e shpallur ditën e Hënë, thuhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet varësisht prej numrit të konkurentëve.
    Nëse në konkurs ka mbi 200 kandidatë, atëherë përzgjedhja mund të zgjasë deri në 90 ditë. E nëse është mbi 500 mund të shkojë deri në 120 ditë. Edhe e para edhe e dyta korrespondojnë me periudhën pas zgjedhjeve të 12 Prillit.

    Shpallja e këtij konkursi është bërë pikërisht për të punësuarit aktual me kontrata, por nuk përjashtohet mundësia që të punësohen edhe të tjerë. Në konkurs kanë të drejtën e konkurimit të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet e konkursit.

    Shpallja e konkurseve të tilla në prag zgjedhjesh nga njohësit e rrethanave politike në vend cilësohet si tentim për të përfituar politikisht, si presion dhe shantazh ndaj kandidatëve për tu punësuar.

    Veprimin e tillë të shumë institucioneve shtetërore së fundmi e kanë komentuar edhe nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Nga ky komision theksojnë se shpallja e konkurseve para zgjedhjeve nuk është e kundërligjshme, por është shqetësuese dhe e papëlqyeshme.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    LSDM ia “merr” VMRO-së Lëvizjen BESA!

    Shkup, 14 shkurt – VMRO-DPMNE kundër propozim-ligjit për letërnjoftme. Deputetët e partisë se Hristijan Mickovski janë shprehur kundër propozimit...

    SHA “Posta e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve

    SHA “Posta e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve nëpër filialet e saj në gjithë territorin...

    Vizat e punës, ky është lajmi i fundit që vjen nga Gjermania

    Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta – shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji...

    “Qeveri pa BDI-në”, flet Spasovski, Ademi: BDI-ja do të dalë me qëndrim

    Kryeministri teknik, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e TV21 rreth deklaratës së Ljubço Nikollovskit i cili mbrëmë...
    - Marketing -
    - Marketing -