More

    Shilegov: Qendra e Shkupit nga viti i ardhshëm do të mbyllet për makina dhe do të bëhet zonë për këmbësorë

    - Marketing -

    Për automjete do të mbyllet hapësira nga kryqëzimi te Parlamenti deri te qendra tregtare “Paloma Bianka”, ndërsa trafik do të zhvillohet nëpër rrugën Dame Gruev e cila do të zgjerohet dhe do të bëhet bulevard.

    Vitin e ardhshëm automjetet nuk do të lëvizin nëpër qendër të Shkupit. Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov për SDK thotë se aktualisht janë duke punuar në një projekt që kryqëzimi prej te Parlamenti deri te qendra tregtare Paloma Bianka të bëhet një zonë këmbësorësh.

    “Ajo që po e bëjmë aktualisht është që vitin ardhshëm plotësisht ta mbyllim Unazën e vogël për automjete dhe të shndërrohet në një zonë këmbësorësh, ashtu siç është kudo në botë. Ajo pjesë do të marrë një pamje krejtësisht të re, me pllaka dhe trotuare të rregulluara, ndërsa parku ‘Gruaja luftëtare’ do të zgjerohet drejt Kuvendit. Jemi duike menduar për atë që në atë zonë të qarkullojnë vetëm autobusët e transportit publik. Paralelisht, ne do të punojmë për zgjerimin e Rrugës Dame Gruevski në nivel të bulevardit. Problem ka me ndërtesën e ish-Makoteksit që gjendet në atë rrugë. Qyteti do ta blejë ndërtesën dhe do ta shembë. Në atë pjesë do të ketë hapësirë edhe për një park për ta zëvendësuar parkun përballë Stacionit të vjetër hekurudhor, i cili u shkatërrua për shkak të ndërtimit të një objekti nga projekti ‘Shkupi 2014′”, thotë Shilegov.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani

    Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë...

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në...

    Murati: Aplikoni për mbështetje finansiare për bizneset e reja

    Zëvendës drejtori i Agjencionit për punësim i Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati ka informuar se ky agjencion sot ka...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -