Home / LAJME / Shkëndija Të Martën Sfidën E Radhës Në Europë, Presin Përkrahjen E “Ballistëve”

Shkëndija Të Martën Sfidën E Radhës Në Europë, Presin Përkrahjen E “Ballistëve”

Shkëndija e Tetovës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojë rrugëtimin europian në kompeticionin e Liga Europës. Të martën kuqezinjtë tetovar do të përballen me Dudelanzhin e Luksemburgut në kuadër të raundit të dytë eliminatorë në Liga Europa.

Në ndeshjen e parë të kësaj vere në Europë, kampionët e vendit nuk patën mbështetjen e duhur nga publiku, ku munguan edhe tifozët e tyre “Ballistët”, ndërsa pësuan edhe humbje, që iu shkaktoi eliminim nga Çampionsi.

Ndërkohë gjërat si duket kanë ndryshuar për ndeshjen e dytë dhe në Tetovë ka atmosferë po mbizotëron atmosferë e mirë, ku të gjithë duken të mobilizuar për sfidën e radhës. Kuqezinjtë bëjnë thirje për “Ballistët” dhe gjithë publikun tetovarë dhe më gjërë që të martën të vijnë dhe t’i mbështetin në rrugëtimin e tyre europian.

Nga ana tjetër edhe grupi “Ballistët” kanë dhënë sinjal se do të organizohen për klubin e tyre të zemrës dhe do të jenë të pranishëm të martën në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Dudelanzhit.

About Derveni Info

Check Also

Francë, mobilizim masiv kundër reformës së pensioneve

Më shumë se 500-mijë persona manifestuan sot në mbarë Francën, në kuadër të një greve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *