More

    Shkup: Banka e Trifun Kostovskit shkon në “steçaj”

    Alsat mëson se banka Eurostandard e Trifun Kostovskit shkon në falimentim. Nuk dihet fati i kredive dhe kursimeve të qytetarëve. Për momentin përpara kësaj banke gjenden edhe forca të policisë. Aksionari kryesor i kësaj banke është ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski. Banka është hapur në vitin 2001 dhe në vitin 2014 bleu një pjesë të Bankës Postare. Vet Kostoski vitin e kaluar kishte deklaruar se banka ndodheshe në gjendje të vështirë financiare, po ashtu fliteshe se banka Eurostandard do të bliheshe nga Komercialna Banka AD Skopje, transaksion që nuk u krye kurrë. Vitet e fundit banka kishte mbyllur bilancin vjetor gjithmonë me humbje. Ajo që mbetet e paqartë për momentin është se nuk dihet fati klientëve dhe kreditorëve të kësaj banke, si dhe personat që kanë marrë kredi pranë kësaj banke. Banka Kombëtare pasditen e sotme ka njoftuar se do të dalë me një njoftim për sa i përket hapave të mëtutjeshme që do të ndiqen për falimentimin e kësaj banke.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Shvercerat”: Pse e larguat Mukin? Shkupi është i Shkupit

    Largimi i Muharem Bajramit nga FC Shkupi ka sjell pakënaqësi të mëdha në opinionin sportiv në vend. Përveç reagimeve...

    Daçiq: Hashim Thaçi do të arrestohet 99 përqind

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të gatshme për...

    Filipçe: Janari pritet të jetë periudha më e rrezikshme

    Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe theksoi se muaji janar i vitit të ardhshëm do të...

    Aksident rrugor në RMV, 17 të lënduar

    Në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Shtip – Radovish janë lënduar 17 persona. Aksidenti që ka ndodhur...