More

    Shkup: Burrë e grua mes sëmundjes e skamjes


    Nuk kanë asgjë përveç njëri-tjetrit.

    Rexhepi dhe Qefserja jetojnë të vetëm. Gëzimin për të pasur një fëmijë nuk e përjetuan kurrë.

    Jetojnë në një qoshe të lagjes Serova, kanë vetëm dy dhoma të vogla, dhe një banjo të improvizuar.

    “Çka të tregoi, gjatë verës krejt uji hyn në shtëpi, dimrit është shumë ftohtë.
    Dru kam shyqyr më kanë pru, por nuk kam ku të flejë si njeri.

    Shumë me halle kjo jeta ime.
    Shumë ngushtë me shtëpinë, e sëmurë edhe burri i sëmurë”, tha Qefsere Abdiovska.

    Krahun e djathtë Qefserja e ka të paralizuar ndërsa nuk mundet edhe të lëvizë shumë gjatë ku edhe këmbët i ka të sëmura.
    E për të kujdeset bashkëshorti i saj Rexhepi, i cili edhe ai thotë se ka probleme me kurrizin.

    “Mundohem, por nuk po mundem më dhemb kurrizi nuk mund të punoj asgjë çfarë të punoj edhe gruaja është e sëmur.
    Duhet edhe të kujdesem për gruan, patjetër që duhet të kujdesem kush të bëjë ushqim nëse mundet të na ndihmoni diçka të kemi”, u shpreh Rexhep Abdiovski.

    Kjo është banjoja e improvizuar e familjes, ndërsa kjo dhomë e vogël është kuzhina e gjumit, e bëjnë tek një dhomë tjetër.

    Familja merr ndihmë sociale, ndërsa të vetmen dëshirë kanë që të kenë një kulm të sigurt mbi kokë që të mund të kalojnë jetën më rehat.

    Nr Familjes 078-596-377

    E kur flet për vuajtjet e jetës, Qefserja nuk i mban dot lotët.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ziadin Sela: Festa e Flamurit na bashkon si gjithmonë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e Flamurit.     “Të dashur shqiptarë, 28 Nëntori,...

    Për mos mbajtje të maskës janë sanksionuar 639 persona

    Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e...

    ALI AHMETI: Flamuri ka mbajtur shpirtin tonë gjallë, gëzuar festën të gjithë shqiptarëve

    Fjalimi integral i kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti në akademinë solemne organizuar me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit...

    Izet Mexhiti: Festa ka më shumë kuptim kur jemi bashkë!

    Deputeti Izet Mexhiti, mori pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri administrativ në kuadër të stadiumit të...