More

    Shkup: Nuk nis viti shkollor, arsimtarët në grevë për rritje pagash

    - Marketing -

    Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk ka nisur më 2 shtator, pasi punonjësit e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme kanë mbajtur grevë njëditëshe paralajmëruese për rritjen e pagave për 25 për qind. Greva vjen pas dështimit të bisedimeve mes sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, e të cilat sipas sindikatës, janë ndër më të ulëtat në rajon.

    Rroga mesatare e një mësimdhënësi në arsimin fillore është 21.660 denarë (350 euro), kurse e atyre në arsimin e mesëm 22.500 denarë (365 euro).

    “Kjo grevë nuk është e drejtuar kundër askujt, por është një luftë për mbijetesën e punonjësve të arsimit. Kërkesat tona janë të karakterit ekonomiko-social, rritjen e pagave për punonjësit e arsimit prej 25 për qind, ngritjen e entuziazmit, të moralit, motivimin e arsimtarëve që do të reflektohet edhe në ngritjen e cilësisë në mësim dhe nxjerrjen e gjeneratave më të mira të nxënësve”, ka deklaruar kryetari i sindikatës, Jakim Nedelkov duke njoftuar edhe për presione që janë bërë ndaj punonjësve të arsimit që të mos i përgjigjen grevës, por të pranojnë nxënësit në shkollë.

    Kreu sindikatës, tha se gjatë shtatorit do të ketë bisedime me qeverinë për pranimin e kërkesave, por nëse ato dështojnë atëherë paralajmëron grevë të përgjithshme.

    “Shtatori do të jetë muaj i bisedimeve me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë për kërkesat tona për rritjen e pagave dhe ne presim që të ketë epilog. Ne, do të analizojnë negociatat dhe nëse ato nuk japin rezultatin e pritur, do të organizojmë grevë të përgjithshme, me atë të papërcaktuar, pra, do të zgjasë deri në plotësimit e kërkesës tonë”, thotë kryetari i Sindikatës së Arsimit, Jakim Nedelkov.

    Nga Ministria e Arsimit i kanë bërë thirrje mësimdhënësve që të heqin dorë nga greva dhe të pranojnë nxënësit në shkolla, ndërsa sa i përket pagave, ministri Arbër Ademi thotë se rritje do të ketë për 5 për qind, që sipas tij, krahasuar me rritjen e njëjtë vitin e kaluar kemi një rritje, prej 10 për qind brenda një viti.

    “Rroga e shtatorit të vitit 2019, krahasuar me rrogën e gushtit të vitit 2018 është më e lartë se 10.8 për qind. Qeveria është e përkushtuar që të ketë rritje të sërishme të pagave, ndërsa do të vazhdojmë edhe me dialogun konstruktiv që e kemi deri më tani edhe me sindikatën, duke definuar së bashku të gjitha masat sistemore dhe statusin e punonjësve në këtë sferë”, ka deklaruar Ademi duke ftuar punonjësit në arsim që të angazhohen në zbatimin edhe të risive në këtë viti shkollor që dalin nga Ligji i ri për arsimin fillor, e që përveç rritjes së cilësisë, garantojnë edhe rritje pagash për sukseset e treguara.

    “Ky ligj siguron më shumë të drejta për nxënësit dhe mësimdhënësit, mundësi më tepër për ngritje në karrierë e zhvillim profesional dhe financiar, respektivisht rroga më të larta. Ky ligj ka në fokus gjithëpërfshirjen apo arsimimin dhe kujdesin edhe të atyre me nevoja të posaçme”, është shprehur ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

    Në arsimin fillor dhe të mesëm, procesin mësimor e ndjekin rreth 260 mijë nxënës, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre për herë të parë në bankat shkollore.

    /Evropa e Lirë

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Fondi për Inovacione e publikoi sfidën e tretë për hulumtuesit e rinj

    Shkollat fillore dhe të mesme prej sot  deri më 16 mars, do të kenë mundësi të konkurrojnë në “Sfidën...

    Bora në Mavrovë arrin 11 centimetra, temperaturat bien nën zero

    Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Berovë, -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej zero gradë është...

    Kanita publikon këngën e re

    Këngëtarja e re dhe simpatike, Kanita ka publikuar këngën e re. Projekti mban emrin “Fllad” dhe erdhi i shoqëruar edhe...

    SOT ËSHTË 104 VJETORI NGA RËNJA HEROIKE E ISA BOLETINIT

    "Un' jam mirë kur âsht' mirë Shqipnia." - Isa Boletini. 104 vjet më parë, në kurthën e pregaditur nga xhandarmeria...
    - Marketing -
    - Marketing -