More

    Shkup, përfundoi Festivali “Akt Fest”

    - Marketing -

    Me shfaqjen “Medea”, nga Teatri eksperimental i Tiranës “Kujtim Spahivogli”, përfundoi festival “Akt Fest”, i pari i këtij lloji në vend, i cili u realizua prej më 30 nëntor deri më 4 dhjetor në Shkup.

    Në përfundim të festivalit, Juria profesioniste nga Ndriçim Xhepa, Vehbi Qerimi dhe Shkumbin Istrefi ndanë edhe çmimet për aktorin më të mirë në rol kryesor, që i takoi Refet Abazit, aktorja më e mirë në rol kryesor u shpall Luiza Xhuvani, aktori më i mirë në rol joprotagonist – Luran Ahmeti, aktorja më e mirë në rol joprotagonist – Kristi Llesh dhe aktori i ri më i mirë sipas jurisë u shpall Bujar Ahmeti.

    “Normalisht që ndjehem mirë kur të vlerësojnë kolegët për punën e bërë, edhe pse ne aktorët jemi si fëmijë në kontekstin e çiltërsisë, ne kënaqemi edhe me duartrokitjet e publikut. Unë jam shumë i gëzuar që pas një pauze shumë të gjatë, 15 vjeçare, u riktheva në skenën e Teatrit Shqiptar, me një vepër të jashtëzakonshme, siç është “Vdekja e Dantonit e Byhnerit””,- tha aktori, Refet Abazi.

    “Vepra, vërtetë është një nga ato vepra që sa i do aq edhe të duan, së pari me duartrokitjet e publikut dhe së dyti edhe me vlerësimet e tilla. Aktori është një aktor i mirë, qoftë në kinema qoftë në teatër, momentin që është i vërtetë.”,- tha aktorja, Luiza Xhuvani.

    Si rezultat i interesimit të madh të publikut gjatë 5 mbrëmjeve të “AKT FEST”, organizatorët thonë se që tani do të fillojnë me përgatitjet e festivalit për vitin e ardhshëm.

    “Ne kemi dashur që edicioni i parë të jetë sa më i mirë që mundet, mendoj se Ministria e Kulturës do të shohë të arsyeshme që festivalin ta bëjë vjetorë, shpresojmë që gjithçka të shkojë si e më mirë dhe mendoj që vitin e ardhshëm do të kemi shumë e më shumë publik, pasi këtë vit kemi thyer një lloj barriere me numrin e publikut, edhe shfaqjet që kanë qenë në repertoare më herët kanë pasur publik të jashtëzakonshëm me numër, ashtu që mendoj se jemi në rrugë të mirë.”,- theksoi Romir Jakupi.

    Gjatë 5 netëve të festivalit para publikut në Shkup u prezantuan shfaqjet “Kukulla”, “Vdekja e Dantonit”, “Jashtë bie borë”, “Arturo Ui”, dhe “Medea”, në të cilat kanë marrë pjesë aktorë nga vendi, Kosova dhe Shqipëria. Njëherit në shenjë solidarizimi gjatë festivalit u mblodhën donacione nga publiku për të prekurit nga tërmeti në Shqipër

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Aksident i rëndë në Autoban

    Rreth orës 19:00 në autostraden Tetov-Shkup êshtë bllokuar komunikacioni,një veturë është rokullisur me disa të lênduar, përcjell ShkurtShqip të...

    Ndriçim publik në shumicën e rrugicave të Sarajit

    Kohën e fundit po zhvillohen punime intensive për instalimin e ndriçimit publik në disa vendbanime të komunës se Sarajit....

    Arrestohet në Tiranë ‘Eskobari’ turk

    Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg 40 ditë për një shtetas turk të kapur në Tiranë të...

    Partitë përgatiten për fushatën zgjedhore

    Ende pa u shpallur zgjedhjet, partitë filluan gjuetinë për vota. VMRO-DPMNE njoftoi se nga e hëna karvani i partisë...
    - Marketing -
    - Marketing -