Home / DËRVENI / ShMQSh ” SARAJ” fiton disa çmime në fushën e Informatikës

ShMQSh ” SARAJ” fiton disa çmime në fushën e Informatikës

ShMQSh ” SARAJ” në fushën e Informatikës kryesisht në projektin e zhvilluar të ACTION SEE Visegrad 2017, për Arsim të Integruar, ShMQSh ” SARAJ” , fiton disa çmime në projektin e zhvilluar të USAID-it, projekt ky për Integrimin Ndëretnik në Arsim i zbatuar nga ana e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, merr çmim prestigjioz në konkursin për videon dhe fotografi më të qëlluar në nivel shtetërore duke u dalluar për projektin në fjalë prej 125 shkollave të mesme në Maqedoni ku vetëm 25 prej tyre janë zgjedhur si më të suksesshme.

Dhënia e pesë çmimeve për përfaqësuesit në këtë ceremoni, me një pjesëmarrje të gjerë figurash të rëndësishme nga jeta politike dhe nga jeta e shkencës, dëshmoi edhe një herë se ShMQSh ” SARAJ” , me angazhimin e pandalshëm, ia ka dalë të vihet pa asnjë mëdyshje në krye, duke shënuar rezultate të dukshme në fushën e teknologjisë informative dhe të inovacionit.

Të përkujtojmë se profesori Burim Rexhepi në ekspozitën e projektit “Suksesi” në kuadër të Konferencës Rajonale të Arsimit Microsoft dhe Sektorit Publik Microsoft për Evropën Qendrore dhe Lindore e organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, si përfaqësues i ShMQSh ” SARAJ” në Shkup, në një konkurrencë shumë të madhe të të nominuarve, shkëlqeu, dhe mori mirënjohje, duke e ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të çmimeve të marra ICT Awards.

Ndërsa me rastin e Konferencës Rajonale të Qendrës për Trajnim pranë QDN 2015/16 Shkup në ekspozitën e projektit, profesori Burim Rexhepi ne këtë konkurs fitoi bursën, ndërsa tema kryesore ishte se si të përdorin mësimin e integruar në mësimdhënie nëpër shkolla në nivel republikan. “Dua të shpreh mirënjohje të veçantë për këtë pjesëmarrje ka pamëdyshje drejtori i ShMQSh ” SARAJ” , i nderuari z.Bedri Gjurecii po aq i suksesshëm , pasi ai më ka inkurajuar dhe mbështetur bujarisht në punën time.

Kjo është arsyeja pse pa fjalë në fund,kam mbajtur dorën në fitore , vetëm bashkëpunimi juaj i sinqertë me mua , ka qenë gjithmonë një stimul i fortë për mua forcë dhe kurajo për të vazhduar për të punuar me një vullnet te pastër dhe te sinqertë. Faleminderit për mbështetjen tuaj bujare.”. është shprehur profesori Rexhepi.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *