Home / LAJME / Shoferët e ngasin makinën më shpejt kur dëgjojnë muzikë rock!

Shoferët e ngasin makinën më shpejt kur dëgjojnë muzikë rock!

Shoferët e ngasin makinën më shpejt dhe në mënyrë më të çrregullt kur dëgjojnë muzikë të shpejtë, rock dhe me zë të lartë. Ky është një studim i fundit kinez i cili vlen shumë për të gjithë ata që nuk lëvizin dot me mjetin e tyre pa dëgjuar muzikë në sfond. Sipas ekspertëve, drejtuesit duhet ta mbajnë muzikën nën 120 rrahje në minutë.

Për të arritur në këtë konkluzion u zhvillua një eksperiment ku u përfshinë disa vullnetarë drejtues mjeti. U vu re se vullnetarët ndryshuan korsi rreth 70 herë në orë kur dëgjonin muzikë të lehtë ose aspak muzikë. Nga ana tjetër, ata që dëgjonin muzikë më të shpejtë kalonin korsi 140 herë.

Ata gjithashtu ecën me shpejtësi deri në 10 km/orë. Qiang Zeng, një bashkautor i studimit të kryer nga Universiteti i Teknologjisë së Kinës së Jugut dhe Universiteti i Teknologjisë Guangdong, tha:”Muzika rock shpesh karakterizohet si një temp i shpejtë dhe vëllim i lartë i tingullit. Të dhënat e grumbulluara synojnë që të sensibilizojnë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm kur ngasin makinën”.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *