Home / DËRVENI / Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” koorganizatore e Maratonës malore

Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” koorganizatore e Maratonës malore

Të dielën e kaluar me 31 mars 2019 në Shkup u mbajt Maratona malore Vodno-Matka trail Maraton e organizuar nga shoqata TREX dhe e përkrahur/koorganizuar edhe nga shoqata malore “GRYKA E DERVENIT”nga Saraji,si nikoqire e pjesës së maratonit malor që kalonte nëpër lokacionin e Kanjonit të Matkës diku rreth 10km.

Anetarët e Sh.M Gryka e Dervenit mbuluan terenin që graviton ne kanionin e Matkës,respektivisht ne pikat 3 dhe 4,ku jepnin kahje,ushqim,ujë dhe matjen e shpejtësisë dhe kohës.

Në pikën 3 në detyre ishin mbi 10 antarë të “Grykës së Dervenit”.

Kryetari i Shoqatës Malore “Gryka e Dervenit” Isamedin Saidi shprehet i kënaqur nga mbarëvajtja e organizimit dhe shton: “Sfida kaloi,e në si shoqatë mendoj se e treguam pjekurine tone për të organizuar evente të përmasave të këtilla me karakter rajonal,por nuk mendoj që të ndalemi këtu,do të hapim vizionin tonë që te vazhdojmë edhe më tej me koken larte,duke marrë detyra dhe sfida akoma edhe më të renda dhe më me peshë për rajonin ku veprojmë.

Une si kryetarë e shfrytezoj rastin që ne publik,të ju falemnderoj te gjithë anetarëve te SHM GRYKA E DERVENIT që pa kursyer veten e tyre,treguam dhe qëndraum stiok ne obligimin që e morem me nënshkrimin e memorandum bashkëpunimi me oraganizatorin, shoqatën TREX.”

 

About Derveni Info

Check Also

Ademi në Konferencën për Programin e reformave ekonomike

Ministri i Arsimit Arbër Ademi mori pjesë në Konferencën për Programin e reformave ekonomike 2020-2022, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *