More

    Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tetovë, 10 të lënduar

    Deri më tani në Spitalin e Tetovës janë pranuar 10 persona si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolave të gazit në një ndërtesë në Bulevardin Iliria. Mjeku Vullnet Ahmeti thekson se personat e trajtuar në Spitalin e Tetovës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Sot nga ora 11:45 nga ana e Ndihmës së Shpejtë fillimisht janë paraqitur 4 persona me gjendje të lehtë klinike, disa kanë pasur shenja obstruktive të frymëmarrjes që kanë pasur nevojë për oksigjeno terapi, në përgjithësi me shenja të lehta klinike”-pohoi Ahmeti. Ai gjithashtu njofton se një person rëndë i lënduar është dërguar për trajtim në Klinikën e Shkupit. “Është pranuar në repartin e Kirurgjisë, ndërsa është trajtuar atje. Ekzaminimet klinike janë bërë atje nuk kemi informacione shtesë”. Sipas informacioneve të para personi rëndë i lënduar është pronari i banesës ku edhe kanë shpërthyer bombolat e gazit, dëshmitarët në vendngjarje thonë se para shpërthimit të zjarrit ka pasur disa detonime.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    LSDM: Nikollovski dhe Grubi diskutojnë për bashkëpunim afatgjatë dhe harmonizim programor

    Nga LSDM, në lidhje me takimin midis dy sekretarëve të LSDM dhe BDI, informojnë që: Ne patëm një diskutim konstruktiv...

    Dr. Ilir Hasani me operacion të ri për frakturat e shtyllës kurrizore

    Muaji korrik do të shënohet në analet e Trauma*tologjisë dhe Ortopedisë së Republikës së Maqedonisë së veriut. Mjeku shqiptar...

    Filipçe: Jemi të përgatitur për një skenar edhe më të keq në vjeshtë

    Ministri i shëndetësisë vazhdon të thotë se në vjeshtë Maqedonia mund të përballet me një valë të re të...

    DUFLLA Then Akullin, E Para Në Republikë

    Që nga marsi i këtij viti Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për kufizime të lëvizjes së lirë dhe...