More

    Shqiptarja nga Shkupi botoi libër për Universitetin Oxford

    - Marketing -

    Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike. E patjetër njëra nga këto është 27-vjeçarja shqiptare nga Shkupi, Vigjilenca Abazi

    Edhe pse është vetëm 27 vjeçe, Vigjilenca Abazi ka një biografi të jashtëzakonshme. Thuajse të pamundur për një person të moshës së saj. Sipas informacioneve, thuhet se ajo tani është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.
    Po ashtu, vlen të theksohet se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.
    Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.
    Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it, “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”.
    Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

    Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që...

    STUHI E RREZIKSHME NË SPANJË, KËRCËNOHET EDHE FRANCA

    Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së...

    Sot fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit kthehen në bankat shkollore

    Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit sot i janë rikthyer bankave shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020. Mësimi...

    ALBIZ organizon Panairin e Bizneseve të Sarajit

    Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ edhe këtë vit organizon “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit...
    - Marketing -
    - Marketing -