More

    Shtohen paraqitjet në Entin për Punësim, Murati: Shkak, masat qeveritare për të papunët

    Paketa e katërt e masave ekonomike të cilën e ka paralajmëruar Qeveria, parasheh kartela pagesore për kategoritë e qytetarëve më të prekur nga pandemia, pensionistët me pensione të ulëta, si dhe ndihmë për sektorin e biznesit.

    Të anketuarit nga TVM2 e përshëndesin këtë masë, por shtojnë se duhet të përfshihen të gjithë pensionistët si dhe të rriten pensionet.

    “Imagjinoni brenda ditës kanë filluar të shtrenjtohen artikujt dhe ka shumë pensionistë të cilët nuk e kanë gëzuar as pensionin e parë. Uroj që t’iu rriten pensionet së paku që ta pres muajin i gëzuar dhe mos të futet në borxh për të blerë një kilogram bukë, kripë, kafe apo një kilogram sheqer.”,- tha Mustafa Spahiu.

    “Me 15 mijë denarë çfarë mund të bëjnë pensionistët, ndërsa unë marr vetëm ndihmë sociale prej 6 mijë denarëve.”,- theksoi një qytetar.

    “Është mirë që jepen mjetë për pensionistët, mirëpo duhet t’ju jepet të gjithëve në mënyrë të njëjtë, nuk duhet të ketë lidhje ajo që kemi pensione të larta.”,- u shpreh një qytetar.

    “Nuk jemi të sigurt se a do të marrim kartelë, nuk kemi asnjë farë raporti.”,- potencoi një qytetar.

    “Unë marr pension prej 9 mijë denarëve, sa do të më japin do të shohim. Është mirë që të ndihmohen pensionistët, nuk mbijetohet me 9 mijë denarë.”,- u shpreh një qytetar.

    Shtohen paraqitjet në Entin për Punësim, Murati: Shkak, masat qeveritare për të papunët

    Pas paralajmërimit të pakos së katërt të qeverisë është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u paraqitur në entin për punësim thotë Zëvendës drejtori i agjencia, Bekim Murati.

    “Duke filluar nga muaji korrik dhe gusht, numri i personave të cilët janë paraqitur në Entin për Punësim është rritur diku për 3 mijë dhe kjo edhe si rezultat i paralajmërime të qeverisë dhe kemi një fluks më të madh të qytetarëve të cilët paraqiten dhe është si rezultat i paralajmërimeve që do kemi një pako të katërt për të ndihmuar personat me nevojë, respektivisht personat të cilët janë të paraqitur në Entin për Punësim.”,- theksoi zëvendësdrejtori i Entit për Punësim, Bekim Murati.

    Sa i përket numrit të papunëve nga fillimi i pandemisë, Murati thotë se numri i personave të cilët janë paraqitë në entin për punësim është 12.580, por shton se ky numër është rritur edhe për shkak të ndryshimeve ligjore për marrjen e ndihmës sociale.

    “Vitin e kaluar kishim edhe ndryshime në ligjin për ndihma sociale ku parashihet që një familje apo një person të marë ndihmën sociale në entin për punësim duhet të paraqiten të gjithë anëtarët e familjes jo vetëm personi i cili është kërkues i ndihmës sociale.”,- u shpreh zëvendësdrejtori i Entit për Punësim, Bekim Murati.

    Në Entin për Punësim të RMV-së numri i përgjithshëm i personave aktivë të cilët kërkojnë punë është 144.759, ndërsa numri i atyre të cilët janë pasivë, respektivisht që paraqiten në Entin për Punësim në çdo 6 muaj është 84.058 persona.

    Agjencia për Punësim vetëm në vitin 2020 ka subvencionuar mbi 6600 vende të reja të punës nëpërmjet pakove që i ofron.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Saraji, Studeniçani, Haraçina me më pak raste me Kovid-19

    Saraji, Studeniçani, Haraçina dhe Shuto Orizarja janë komunat e Shkupit me më pak raste të të infektuarëve me Kovid-19,...

    Materije helmuese nga fabrika “Jugohrom” rrjedhin në lumin Vardar

    Ujëra ndotëse në ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë nga mbeturinat industriale, për të cilat konsiderohet se përmbajnë krom...

    4 viktima dhe 408 raste të reja me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit nga 2140 testime të realizuara për të dyshuar të...

    Qeveria vendosi, kafenetë do të punojnë deri në ora 23:00

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse...