Home / BOTA / “Skenar horrori”/ Një shqiptar ka therur gruan me thikë në sy të fëmijës dhe më pas është arratisur bashkë me të!

“Skenar horrori”/ Një shqiptar ka therur gruan me thikë në sy të fëmijës dhe më pas është arratisur bashkë me të!

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar pasi vrau gruan e tij me thikë në sy të djalit dhe u arratis në Zvicrën lindore me të.

Sipas gazetës Blick, vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite dhe personi me emrin Ilir B nga Maqedonia e kishte vrarë me thikë gruan e tij.

Autori i krimit u kap më pas në Trübbach SG. Sipas medias së huaj, një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas.“Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë”. Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre”.

Një mik i viktimës është tronditur: “gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtojë nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi”.

Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur. Policia e Zyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *