More

    Slivniku fshati shqiptar, që pret 30 vjet për tu asfalltuar rruga

    - Marketing -

    Slivniku është një ndër fshatrat e shumta të Velesit të banuar kryesisht me shqiptarë i cili ka mbi 100 shtëpi dhe gjendet vetëm 17 km larg qendrës së Velesit. Banorët e Slivnikut shumica merren me bujqësi por ka nga ata që merren edhe me blegtori. Rinia e fshatit, ajo që ka mbetur pa marrë rrugën e mërgimit ditët i kalojnë nëpër ara duke punuar.

    Fshati i tyre deri më sot vazhdon të mbetet i shkëputur nga pjesa tjetër e botës edhe fizikisht, për shkak të rrugës së paasfalltuar, në vitin 2019 duhet të kalojnë disa kilometra në rrugë të paasfaltuar për të shkuar në Veles. Ata për dërveni.info të mashtruar për mbi 30 vjet edhe sot shprehen skeptik për përfundimin me sukses të asfalltimit të rrugës, dhe thonë se do të “rehatohen” vetëm kur të kalojë vetura e parë nëpër rrugë të asfalltuar, edhe pse sot ata i vizitoi Kryetari i komunës së Velesit dhe zv.kryeministri Koço Angjushev për të përuruar fillimin e punimeve për ndërtimin dhe asfalltimin e rrugës së shumpritur.

    Ajo që ra në sy në këtë ngjarje ishte mungesa e përfaqsuesve  shqiptarë në Qeveri.

    Përndryshe rruga prej rreth 3 km do të finansohet nga Agjensioni për përkrahjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Selami: Edhe një projekt po jep frytë në Pollog

    Zv/drejtori i Agjensionit për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdul-Selam Selami nëpërmjet facebook-it shkruan se edhe një...

    Nesër hapet kopshti zoologjik në Shkup

    Prej ditës së nesërme, me fillim nga ora 09:00, kopshti zoologjik i Shkupit do të rihapet sërish. Për shkak...

    Maqedoni: 17 të shëruar dhe 21 raste të reja

    Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv...

    Reisi thotë se ka vdekur, kurse Filipçe mendon se koronavirusi është gjallë?!

    Venko Filipçe sot në profilin e tij në Facebook demantori Reis Sulejman Rexhepin se virusi ka vdekur. “Ai nuk...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -